Rrugët me akull, pse koncensionarët nuk i mirëmbajnë?! Mbi 20 aksidente te Rruga e Kombit

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj denoncon se në rrugën e Kombit nuk është marrë asnjë masë parandaluese, si hedhja e kripës, për të shmangur aksidentet, ndërsa zona e veriut është përfshirë nga moti i keq me dëborë.

Në një reagim në emër të PD-së, ai shprehet se ndonëse pritej moti i keq, autoritetet nuk kanë vepruar. Ai akuzon qeverinë se ka dështuar në sigurinë publike.

“Partia Demokratike denoncon me forcë papërgjegjshmërinë e plotë të institucioneve shtetërore, të cilat, edhe pse ishin të paralajmëruara për motin e keq, nuk morën asnjë masë parandaluese në Rrugën e Kombit. Moshedhja e kripës dhe neglizhenca e plotë e qeverisë kanë sjellë kaos në qarkullim dhe një numër alarmant aksidentesh, duke vënë në rrezik serioz jetën e qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është një tjetër provë e dështimit të qeverisë për të garantuar sigurinë publike dhe e arrogancës së një pushteti që ka braktisur qytetarët e tij. Partia Demokratike i kërkon institucioneve përgjegjëse të veprojnë menjëherë dhe të marrin përgjegjësi për pasojat e kësaj papërgjegjshmërie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në emër të Partisë Demokratike, u bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, pasi qeveria ka treguar edhe një herë se është e paaftë dhe e pavullnetshme për të përmbushur detyrimet e saj më minimale ndaj sigurisë së qytetarëve!”, shkruan deputeti demokrat.

Ka reaguar edhe Petrit Vasili që shkruan: Qindra mijëra shqiptarë paguajnë taksën e qarkullimit brenda çmimit të naftës dhe benzinës.

Qindra milionë euro dalin nga xhepat e tyre dhe rrëmbehen nga qeveria me sebepin se do të mirëmbahen rrugët.

Por edhe në ato pak ditë dimër të fortë që Shqipëria ka, prapë rrugët mbulohen me akull, aksidentet shtohen rrugët bëhen totalisht të pasigurta dhe humben jetë njerëzish.

Ku janë këta koncesionarët, që kanë marrë koncesionet e mirëmbajtjes së rrugëve, që rrëmbejnë qindra milionë euro çdo vit dhe nuk bëjnë asgjë?

Apo i marrin paratë e thata dhe i ndajnë me qeveritarët, ndaj këta të fundit nuk u kërkojnë dot llogari.

Është e turpshme vërtet që Shqipëria me kaq pak dimër katandiset kështu me rrugët mbuluar nga akulli për faqe të zezë.

Ja ku është Maqedonia dhe Kosova, apo Mali i Zi dhe shikoni vetë se në çfarë situate komplet tjetër janë rrugët atje, megjithëse përballen me dimra më të gjatë dhe më të egër.

Prokuroria duhet të nisë hetim për këto dhjetëra aksidente në rrugët e mbuluara nga akulli, sepse shqiptarët kanë paguar lek më lek qindra milionë euro për të udhëtuar në rrugë të sigurta.

Përgjegjësit, qeveritarë e koncesionarët e mirë paguar duhet ta paguajnë fajin e tyre për rrezikimin e jetës së njerëzve.

Në të kundërt prokuroria është e implikuar vetë në krim.

Shënim: Sot në Rrugën e Kombi pati 23 aksidente prej akullit në rrugë. Ndërkohë qarkullimi i automjeteve në aksin Elbasan–Librazhd–Prrenjas po përballet me vështirësi të mëdha si pasojë e ngricave të krijuara në disa segmente të rrugës, duke sjellë trafik të rënduar dhe lëvizje të ngadaltë të mjeteve.

Sipas informacioneve nga terreni, temperaturat e ulëta kanë shkaktuar prezencë të akullit, çka ka rritur rrezikun për rrëshqitje dhe bllokime të përkohshme, sidomos në zonat malore dhe kthesat problematike.

Në disa raste, mjetet e tonazhit të rëndë kanë hasur vështirësi në kalim. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të jenë të pajisur me zinxhirë, ndërsa rekomandohet ndjekja e udhëzimeve të Policisë Rrugore, e cila ndodhet në terren për menaxhimin e situatës.

Mësohet se të aksidentuarit për shkak të akullit në rrugë pasi kanë marrë nga policia rrugore proces verbalin se aksidenti ka ardhur prej akullit në rrugë, do ti drejtohen gjykatës për dëmshpërblim financiar prej kompanisë koncesionare. Padia do të përfshijë jo vetëm dëmin fizik por edhe atë psikologjik shkaktuar prej aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?