Rudina Hajdari, kryeministrit: Ju e shëmbet Teatrin Kombëtar si qeveri kriminale kur kishte edhe artistë brenda!

Sot në parlament deputetja Rudina Hajdari foli në interperlancë kundër kryeministrit Rama për shembjen e Godinës së Teatrit Kombëtar. Deputetja Hajdari akuzoi se ishte një krim akti i policisë së shtetit drejtuar nga kryeministri kur e shemben natën si kriminelë Teatrin Kombëtar, aq me tepër kur kishte njerëz brenda e artistë.

Më tej ajo akuzoi kryeministrin se e ka betonizuar Tiranën në shërbim të interesave të oligarkëve dhe ka zhdukur historinë e vjetër të kryeqytetit. Rudina Hajdari tha se kjo është një qeveri e lidhur me krimin dhe se e shkatërroi godinën e vjetër për interesa të disa biznesmenëve. Ajo përmendi se që në vitin 2000 Godina e Teatrit Kombëtar ka qenë e mbrojtur me VKM të kryeministrit të kohës, Meta. Ndaj pse e shkelët Godinën?

Rudina Hajdari akuzoi se kryeministri kishte dhe ka interesa financiare për tokën e teatrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas kryeministri Rama foli duke cituar se çfarë kanë thënë disa prejt aktorëve të ishin pro shembjes së Godinës së Teatrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?