Ruli: Berisha ia fali PD-në Bashës. Edi Rama po investohet për Bashën
Genc Ruli është bërë i pari drejtues i lartë i PD-së i cili ka guxuar të akuzojë edhe Berishën për krizën e thellë ku është futur partia më e madhe e opozitës. Ai e ka analizuar humbjen e këtyre zgjedhjeve si një proces që ka nisur që në vitin 2013. Ai ka kritikuar zgjedhjen e Berishës për ti hapur rrugë Lulzim Bashës si pasardhës duke fshirë gjithë gardën e vjetër, duke i hequr “shtyllën kurrizore”PD-së. Fakti se ai e mbylli shpejt garën me Sokol Oldashin, se si fshiu gjithë nënkryetarët dhe ish ministrat, e përçau PD-në. Por Genc Ruli ka bërë thirrje se Berisha emri i të cilin ndikon ende fort në PD nuk duhet të përsërisi prapë të njëjtin gabim. Ruli i ka dhënë Berishës të gjitha meritat për drejtimin 27 vjeçar të PD-së, ai ka theksuar se ajo ka qenë “partia e tij” prandaj i ka bërë thirrje të mos e shpjerë atë drejt shkatërrimit. Por ai shtoi se kryeministri Rama po investohet fort në rizgjedhjen e Lulzim Bashës. Pra kreu i PS-së po zgjedh kreun e PD-së shtoi Ruli.
I pyetur për moskandidimin, ai tha se ai u dorëhoq, pasi politika aktuale po luhej keq. Ai tha se është i habitur nga listat e Bashës dhe sugjeroi se as ai s’do ishte në listë edhe sikur të mos ishte tërhequr.
“Jam ministri i parë që kam dhënë dorëheqjen në vitet e para të demokracisë. Kur politika luhet keq, unë s’mund të bëhem pjesë e saj. Unë jam ndjerë pafuqishëm ndaj kësaj politike dhe e kisha detyrim që të tërhiqesha që të mos bëhesha pjesë e saj. Sa i përket Bashës, ai i habiti të gjithë me atë që bëri. Natyrisht që as unë s’do isha në listë. Në këto zgjedhje pamë që partitë qeveritare u rritën, ndërsa PD-ja ra. ODIHR-i ishte më i fortë se Basha në ankesat për zgjedhjet. Basha e humbi të drejtën e ankimit për zgjedhjet që kur bëri paktin me Ramën”.
Ndërsa të tjerët i shmangen komenteve për Berishën, ish ministri i Ruli, ka drejtuar gishtin drejtpërdrejt tek ai, duke shpresuar se ka ende një shans që PD të shpëtohet. Por e verteta mbetet siç thotë Ben Blushi se marrëveshja me 18 maj është mes Edi Ramës dhe Sali Berisha, ndërsa Lulzim Basha është korrieri i tyre. Mos i bini në qafë Bashës, thekson Blushi. Marrëveshja vazhdon mes Berishës dhe Ramës, duke sulmuar Bashën.