Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 19:06 Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Qukës-Prrenjas, pranë urës së Torromanit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke përfunduar jashtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Rusia do të tërhiqet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Rusia do të tërhiqet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Kryesore
E martë, 26 Korrik 2022 17:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Zëri i Amerikës

Rusia do të tërhiqet nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës pas vitit 2024 dhe do të përqëndrohet në ndërtimin e një stacioni të saj orbital, tha të martën shefi i ri i agjencisë shtetërore ruse të hapësirës, mes tensioneve të larta midis Moskës dhe Perëndimit për konfliktin në Ukrainë. Yuri Borisov, i emëruar këtë muaj në krye të agjencisë Roscosmos, tha gjatë një takimi me Presidentin Vladimir Putin se Rusia do të përmbushë detyrimet ndaj partnerëve të saj përpara tërheqjes. “Kemi marrë tashmë vendimin për t’u larguar nga stacioni pas vitit 2024”, tha Borisov. “Mendoj se deri në atë kohë ne do të fillojmë të ndërtojmë një stacion orbital rus”, shtoi ai.

Deklarata e zotit Borisov rikonfirmoi deklaratat e mëparshme të zyrtarëve rusë të hapësirës për qëllimin e Moskës për t’u larguar nga stacioni hapësinor pas vitit 2024, kur skadojnë marrëveshjet aktuale ndërkombëtare për funksionimin e tij. NASA dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë shpresojnë të mbajnë stacionin hapësinor në funksion deri në vitin 2030, ndërsa rusët kanë hezituar të marrin angazhime përtej vitit 2024.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

NASA ende nuk ka bërë komente lidhur me këtë njoftim. Stacioni hapësinor drejtohet bashkërisht nga agjencitë hapësinore të Rusisë, Shteteve të Bashkuara, Evropës, Japonisë dhe Kanadasë. Pjesa e parë u vendos në orbitë në vitin 1998, dhe stacioni ka pasur ekuipazh në bord vazhdimisht për gati 22 vjet. Ai përdoret për kërkime shkencore në kushtet e mungesës së gravitetit dhe për të bërë prova me pajisje për udhëtimet e ardhshme hapësinore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës zakonisht ka një ekuipazh prej shtatë vetash, të cilët kalojnë disa muaj në bord, ndërsa ai ndodhet në orbitë rreth 400 kilometra nga Toka. Tre rusë, tre amerikanë dhe një italian janë tani në bord. Kompleksi, i cili është i gjatë sa një fushë futbolli, përbëhet nga dy seksione kryesore, një i drejtuar nga Rusia, tjetri nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera. Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me pjesën ruse të stacionit hapësinor pas tërheqjes së Moskës. Njoftimi rus pritet të nxisë spekulime se është pjesë e manovrave të Moskës për të siguruar një lehtësim të sanksioneve perëndimore, të lidhura me konfliktin në Ukrainë.

Mund t'ju interesojë

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Para 26 minutash
Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Para 51 minutash
Sqarim i Blendi Klosit për Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën…

Sqarim i Blendi Klosit për Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën…

Para 1 ore

Paraardhësi i zotit Borisov, Dmitry Rogozin, tha muajin e kaluar se Moska mund të marrë pjesë në negociatat për një zgjatje të mundshme të operacioneve të stacionit vetëm nëse Shtetet e Bashkuara heqin sanksionet e saj kundër industrisë ruse të hapësirës. Pasi kompania SpaceX e Elon Muskut filloi të dërgojë astronautët e NASA-s në stacionin hapësinor, Agjencia Ruse e Hapësirës humbi një burim të madh të ardhurash. Për vite me radhë, NASA paguante dhjetëra miliona dollarë për dërgimin e një astronauti në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me anijet hapësinore ruse.

Pavarësisht tensioneve mbi Ukrainën, NASA dhe Roscosmos arritën një marrëveshje në fillim të këtij muaji për të vazhduar dërgimin e astronautëve amerikanë në hapësirë me anijet hapësinore ruse dhe dërgimin e astronautëve rusë në stacionin hapësinor me anijet hapësinore të kompanisë SpaceX, duke filluar në vjeshtë. Por fluturimet në hapësirë nuk do të përfshijnë asnjë shkëmbim parash.

Sipas NASA-s dhe zyrtarëve rusë, marrëveshja siguron praninë e të paktën një astronauti amerikan dhe një rus për të siguruar funksionimin pa probleme të dy sektorëve të stacionit hapësinor. Moska dhe Uashingtoni bashkëpunuan në fushën e hapësirës edhe në kulmin e Luftës së Ftohtë, kur anijet hapësinore Apollo dhe Soyuz u ankoruan në orbitë në 1975 në misionin e parë ndërkombëtar hapësinor me ekuipazh në bord, duke ndihmuar në përmirësimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik.

NASA ka punuar me kompanitë amerikane për krijimin e stacioneve të tyre private hapësinore për të zëvendësuar përfundimisht Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. NASA shpreson që këto stacione hapësinore komerciale të fillojnë të funksionojnë nga fundi i kësaj dekade.

Etiketat e lidhura

NASArussia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 3 minutash

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 6 minutash

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike
Para 7 minutash

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?
Para 26 minutash

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 19 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 22 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 23 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.