Rusia i sfidon të gjithë: Vaksina jonë do kushtojë më pak se 20 dollarë!

Vaksina e Rusisë, Sputnik V COVID-19 do të kushtojë më pak se 20 dollarë për person në tregjet ndërkombëtare dhe do të jetë falas për qytetarët rusë, sipas një deklarate në llogarinë zyrtare të Sputnik V Twitter. Kirill Dmitriev, kreu i fondit të pasurisë sovrane RDIF të Rusisë, i tha agjencisë së lajmeve Reuters të martën se Sputnik V do të kishte çmime dukshëm më të ulëta se rivalët.

Ky njoftim vjen pasi shumë kompani kanë nxjerrë vaksinat e tjera antiCovid dhe mësohet se ato do të jenë më shumë se 20 dollarë. Sipas mediave të huaja vaksina e Pfizer do kushtojë 20 dollarë për dozë, ndërsa Moderna është 15-25 dollarë, bazuar në marrëveshjet që kompanitë kanë arritur për të furnizuar shtetet amerikane.

RDIF ka thënë se që nga 11 nëntori, asnjë efekt serioz anësor nuk ishte raportuar gjatë provës së fazës tre të Sputnik V.

SHKARKO APP