Rusia: Nëse lëshojmë bomba bërthamore mbi Britani çdo gjë kthehet në epokën e gurit!
Kërcënimi bërthamor nga Rusia nuk ndalon. Në fokus sipas mediave ruse mbetet Britania e Madhe.
Shpërthimi i kësaj torpedo termonukleare nga bregdeti i Britanisë do të shkaktojë një valë gjigante cunami. Duke kaluar mbi Ishujt Britanikë, ajo do të kthejë çdo gjë që mund të mbetet prej tyre në një djerrinë radioaktive.”
Komentet erdhën si përgjigje ndaj thirrjeve të Boris Johnson , kryeministrit dhe Liz Truss , sekretares së Jashtme, për të rritur ndihmën ushtarake perëndimore për Ukrainën për të ndihmuar vendin të mbrohej nga ofensiva e Rusisë, e cila filloi në shkurt.
“Në fakt duket sikur ata janë duke u përgjumur në Ishujt Britanikë,” tha Kiselyov. “Pse të kërcënoni Rusinë e pafund me armë bërthamore kur jeni në një ishull që, e dini, është kaq i vogël? Ishulli është aq i vogël sa që mjafton vetëm një raketë Sarmat për ta fundosur një herë e përgjithmonë”, shtoi Kiselyov, duke qëndruar pranë një grafike të krijuar nga kompjuteri që tregon një raketë bërthamore që udhëton nga Rusia në Britani.
Rusia njoftoi muajin e kaluar se kishte testuar me sukses raketën balistike ndërkontinentale Sarmat – të quajtur “Satan 2” nga analistët perëndimorë – në veri të vendit. Presidenti Putin tha se raketa, e cila mund të mbajë koka bërthamore, do t’i bënte armiqtë e Rusisë të “mendojnë dy herë” përpara se të kërcënojnë Moskën.