Sa demokratë do të kemi sot në orën 12.00 para SPAK-ut për Berishën?
PD ka shpërndarë që ditën e hënë këtë mesazh: ”Ditën e Mërkurë në ora 12:00 kryetari i PD, prof Dr Sali Berisha do shkojë pranë organizatës kriminale të SKAP. Të mobilizohemi të gjithe maksimalisht për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetën, kundër narkodrejtësisë”.
Disa herë është bërë thirrje për protesta proBerishës dhe kundër Ramës, por pak veta kanë dalë.
Sot pas thirrjeve të forta nga selia Blu, pritet të shikohet sa veta do mblidhen para SPAK, kur Berisha të paraqitet për të dëgjuar vendimin e prokurorëve të SPAK.
Në të vertetë sot duhet të mblidhen mijëra sepse lideri i tyre del nga burgu-shtëpi pas shumë muajsh, por edhe për të treguar forcë ndaj pushtetit.
Le të presim orën 12.00 për të parë sa veta vijnë te SPAK!