Sa prej deputetëve po hetohen nga SPAK?
Dje ishte seancë e gjatë parlamentare. Raportuan krerët e Institucioneve të Drejtësisë, por kryesori ishte Altin Dumani. Ishte SPAK-u në raport dhe ishin deputetë që bënë pyetje ndaj Dumanit.
Por me tragjikomike ishte se bënin pyetje gjoja interesante edhe disa deputetë, ish-ministra deputet, të cilët kanë bërë namin me fondet e shtetit apo edhe në lidhje me bandat kriminale.
Altin Dumani dhe dy prokurorë të SPAK-ut që ishin në lozhë, Adnan Xholi e Klodian Braho, qeshnin brenda vetes kur shikonin në sallën e Kuvendit ata që po hetojnë.
Dhe nuk janë pak; tre ish-ministra, pesë deputetë dhe dy ministra!
KOHA JONË SONDAZH

