Saimir Tahiri ironizon dhe kritikon ambasadorin amerikan Donald Lu

Në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziut ishte, të enjten, ish-ministri Tahiri për të cilin prokuroria ka kërkuar zyrtarisht arrestimin e tij.  Ndër të tjera ish-ministri kritikoi edhe heshtjen e kryeministrit Rama në rastin e tij, si dhe shigjetoi Fatmir Xhafën se ka ndërprerë çdo komunikim me të. Kur u pyet për ndërkombëtarët Saimir Tahiri e cilësoi të ekzagjeruar deklaratën e ambasadorit amerikan, Donald Lu, për ekzistencën e 4 klaneve mafioze dhe 20 familjeve kriminale në Shqipëri.

Tahiri shtoi se nuk i shihte ambasadorët si “shpëtimtarë” për hallet e vendit.

“Kam respekt për ambasadorët në tërësi pavarësisht se gjatë detyrës i kam njohur ndryshe, secilin me të vetat se njerëz janë edhe ata. Unë s’kam preferuar të jem lloji i politikanit që shtrihet barkaz, për mua amasadori është si gjithë të tjerët, si puthja dorën ambasadorëve dhe jam i mendimit se hallet duhet t’i zgjidhim vetë. Në shtëpinë time s’ka asnjë të huaj që vjen e mi zgjidh problemet. Nuk ka familje mafioze, është e ekzagjeruar, ka klane kriminale të çmontueshme.”- u shpreh Tahiri në emisionin “Opinion”.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan se kishte shumë respekt për ambasadorët në përgjithësi, pavarësisht eksperiencës personale me ta. Ai e quajti “të ekzagjeruar” deklaratën e ambasadorit amerikan Donald Lu se në vend ka 4 familje mafioze.
“Shqipëria nuk ka nevojë për ambasadorë që thonë se sa familje mafioze ka, por të japin ndihmë konkrete për zgjidhjen e problemit”.
Sipas Tahirit edhe ata janë njerëz me të mirat dhe të këqijat e tyre. Ai tha se nuk ka preferuar asnjëherë të jetë një lloji politikani që shtrihet përdhe para një ambasadori, apo t’i puthë dorën atij, pasi Shqipëria është një vend sovran me hallet e veta që kërkon t’i zgjidhë vetë.
“Kam shumë respekt për ambasadorët në tërësi, pavarësisht se i kam njohur ndryshe secili me të vetat, njerëz janë edhe ata. S’kam preferuar të jem lloji i politikanit që shtrihet barkas para një ambasadori, apo t’i puthja dorën ndonjë herë një ambasadori, kam menduar që Shqipëria është një shtet sovran që me hallet e veta, t’i zgjidhë vet e as kam pritur që të vijë një ambasador të na zgjidhi problemet që ne mund t’i zgjidhim vetë.
Në shtëpinë time s’ka asnjë burrë që vjen të zgjidhë problemet. S’ka nevojë Shqipëria për ambasadorë që tregojnë se sa familje apo klane mafioze ka, ia kam thënë ambasadorëve që atëherë s’me duhet mua fare kritika publike e një ambasadori, më duhet që kur të flasë për policinë të vijë të më japë një ndihmë konkrete. – tha Tahiri.

Kjo është deklarata më e fortë e një politikani shqiptar kundër një ambasadori amerikan.

SHKARKO APP