Sakrificat e prokurorit të SPAK, Xholi dhe prokurores, Musabelliu
Gazetarja Anila Hoxha komentoi në emisionin “Top Story” zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK ndërsa theksoi se drejtuesi i këtij institucioni është rrufepritësi ose menaxheri ndërsa të gjitha çështjet ndiqen nga prokurorët e tjerë të cilët duhet të trajtohen me dinjitet.
Anila Hoxha tregoi dy raste, atë të kërcënimit të prokurorit Adnan Xholi përmes vajzës së tij që e morën peng kohë më parë dhe deklaratat e Laert Haxhiut që thotë se do të vrasë prokuroren Doloreza Musabelliu.
Sakaq, gazetarja Anila Hoxha tha në studion e “Top Story” se Klodian Braho e meritonte të zgjidhej në krye të SPAK-ut.
“SPAK nuk drejtohet vetëm nga 1. Puna drejtohet nga 20 Proku rorë. Kryeprokurori i SPAK është menaxheri, rrufepritësi në raste politike apo nga ndërkombëtarët.
Koston e mban prokurori i çështjes në fund të ditës. Prokurorët sot do duhet të ishin trajtuar me dinjitet. Të tre e dinin kush fitonte. Braho e meritonte. Ishin ndërkombëtarët apo jo, ata votuan.
Tani, ata prokurorët, Adnan Xholi, ka hequr vajzën nga shkolla se i shkuan grupi i organizuar, e morën vajzën dhe këto janë në dosje. I thanë telefonoje babain dhe e kërcënuan përmes vajzës.
Doloreza Musabelliu bën jetë të kufizuar. Laert Haxhiu e përmendte në dosje që do ta vrasim. Këto janë vlera. Çështjet e Elbasanit janë trajtuar nga prokurori Elvin Gokaj. Në momentin që kanë hyrë në KLP, ata e dinin kush fitonte”-tha Hoxha.
Në të vertetë prokurorët e SPAK janë heronjtë e vendit.
KOHA JONË SONDAZH
A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?
Results
Vota totale: 7215

