Sali Berisha dhe Albin Kurti nuk pranojnë të jenë në protestën e Tiranës pro lirimit të Hashim Thaçit

Sot do jetë protestë e madhe në Tiranë në mbështetje të liderëve të UÇK, Hashim Thaçi e të tjerë, duke protestuar kundër arrestimit të tyre dhe mbajten në burg prej 5 viteve në mënyrë të padrejtë.

Ndërkohë që kryeministri Rama ka deklaruar se e mbështet protestën, ka reaguar menjëherë partia e LVV (pra vetë Kurti) duke sulmuar Edi Ramën. Edhe Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të jetë në protestën mbarëkombëtare.

Albin Kurti e ka hallin personal se mundet vitin tjetër Gjykata e Hagës e shpall të pafajshëm Hashim Thaçin e ku gjasat janë se ai fiton pushtetin, por nuk kuptohet pse lideri demokrat Berisha nuk pranon të jetë në protestë, por as në mbështetje të saj. Deputetët e PD-së janë urdhëruar të mos marrin pjesë. Përjashtim bën vetëm Fatmir Mediu, i cili deklaroi hapur se do të shkojë. Të gjitha partitë e Kosovës do jenë në Tiranë, përveç LLV.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut janë nisur qindra e qindra vetë për protestë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?