Sali Berisha: Ja pse nuk e uroj Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 25 qershorit

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook ish-kryeministri Sali Berisha, ka treguar pse nuk  ka uruar ende Edi Ramën pas fitores së zgjedhjeve të qershorit. Berisha rendit vetëm disa prej arsyeve kryesore, që sipas tij, nuk e klasifikojnë këtë rezultat si fitore të pastër elektorale. Ai thotë se Edi Ramën e kanë votuar vetëm 1/5 e Shqiptarëve. Ndërsa shton se vendi do të drejtohet për herë të parë nga pakica e qytetarëve.

“Unë nuk e kam uruar Ramën sepse nuk mund ta uroj dot për arsyet që vijonë. Së pari, sepse fitoren e tij e ndëshkuan me votë ose me bojkot 78% e shqiptarëve. Kjo nuk është fitore e bekuar, por është e përçmuar nga 54% e shqiptarëve, që zgjodhën bojkotin për të shprehur zemërimin dhe për të votuar kundër tij. Po t’u shtosh këtyre edhe 48% të atyre që shkuan tek kutitë e votimit dhe votuan kundër tij, del se kjo është fitorja më e gjymtuar që kur është votuar për herë të parë në zgjedhje pluraliste në Shqipëri”,- shkruan Berisha në Facebook.

Ish-kryeministri shton se veç këtyre shkaqeve ka edhe një sërë arsyesh të tjera të njohura publikisht, për të cilat nuk mund të uroj Kryeministrin Edi Rama për fitoren.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pra, a mund të uroj unë qeverisjen e 4/5 të shqiptarëve nga 1/5 e tyre?! Kurrë jo. Natyrisht ka dhe një seri shkaqesh të tjera të njohura botërisht”,- shkruan Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?