Sali Berisha: Një akt i rëndë terrorist në Moskë!
Nga Sali Berisha-
Një akt i rëndë terrorist në Moskë.
Të dashur miq, dje në darkë, terroristë të armatosur rëndë kryen një masakër të madhe në sallën e një teatri në Moskë. Ata ekzekutuan mbi 115 spektatorë dhe plagosën qindra të tjerë. Ky sulm barbar u mor përsipër nga terroristë të organizatës “Shteti Islamik”!
Duke dënuar me ashpërsi këtë akt barbarie ndaj civilëve, shpreh ngushëllimet e mia familjeve të viktimave dhe uroj shërimin e shpejtë të të plagosurve.