Sali Berisha: Nuk kam gisht në listën e PD. Eshtë e drejtë ekskluzive e Bashës

Kanë qenë të shumtë ata të cilët bënë reagime për mos futjen e Jozefina Topallit në listat për kandidate për deputete. Po kështu ky vendim i Bashës është quajtur sikur ka marrë miratimin e Berishës. Ndonëse Berisha ka gjetur një mënyrë fine, me një komunikues në Facebook, të shpjegojë vendimin e kryetarit të PD-së, që pakkush e beson se mundet Lulzim Basha të merrte një vendim kaq të fortë për të larguar ish-kryetaren e Kuvendit dhe ish-nënkryetaren e PD, Jozefina Topalli.

Mbi këtë shqetësim, një qytetar i ka shkruar personalisht Sali Berishës dhe ish- kryeministri i ka kthyer një përgjigje.

Në përgjigjen e tij Berisha është distancuar nga lista e PD-së, duke thënë se ai është një ekskluzivitet vetëm i kryetarit Basha dhe jo i ish kryetarit.

Përgjigjen e ish kryeministrit e ka publikuar Citynews.al.

“Faleminderit per mesazhin,me kete rast ju siguroj se lista e kandidateve te PD esht ekskluzivisht vetem e kryetarit dhe jo e ishktyetarit i cili pa asnje keqardhje ka patur zero rol ne listen e re.Por une mendoj se esht e drejte ekskluzive e kryetarit te zgjedhe ekipin e tije,me urimet e mia me te mira per ju,me respekt Sali Berisha”, shkruan Berisha.

Sali Berisha e la topin në fushën e Lulzim Bashës. Duhet që kryetari i PD-së ti jap shpjegime publikut, pasi ndonëse mbetet një punë e brendshme e selisë blu, por partitë që duan të vijnë në pushtet kanë nevojë të jenë transparente edhe në këto vendime.

SHKARKO APP