Sali Berisha: PD ka armë sa për ta rrëzuar Edi Ramën pesë herë
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se militantët e PD-së i kanë aq armë sa për të rrëzuar Ramën. Në një intervistë dhënë për gazetari Çim Peka në “Syri.net”, Berisha tha se nëse e vendosin, mund ta rrëzojnë Ramën jo një herë, por pesë herë.
“Unë dorëheqjen nuk e kam dhënë me dy mendje. E kam dhënë i bindur me ndërgjegjen më të plotë dhe nuk kam ndjerë keqardhje. Unë nuk përfaqësoj PD, përfaqësoj Sali Berishën. Ai u tmerrua nga deklarata e armëve, u llahtaris. Është naiv. Ai nuk e di që sot në anëtarësinë e PD, e PS e çdo partie ka aq armë sa për të rrëzuar 5 herë një qeveri në qoftë se vendosin. Asnjëri ato armë nuk i mban as kundër Edi Ramës, as kundër Lul Bashës. I mban për qëllime të sigurisë”, tha ish-Kryeministri Sali Berisha.
Ish-kryeministri ka mohuar që të jetë kërcënuar ndonjë familjar i tij. “Historia e kërcënimit të Sali Berishës është tjetër. Ajo përcaktohet nga çfarë konsideroj unë kërcënim. Kërcënimi nuk ekziston për Sali Berishën kurrë ndonjëherë. Ai që hedh kërcënime drejt meje me idenë mund të më ndikojë mua, vetëm gabon se unë vetëm sa qesh me kërcënime të tilla”.
Ish-kryeminsitri ka folur dhe për reformën në drejtësi. Ai tha se reforma do të sjellë arrestime, dhe ato do të jenë në radhët e qeverisë.