Salla plot e përplot në Durrës me demokratë te takimi i Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit

Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti ndodhen në Durrës në takim me demokratët e thjeshtë, ku salla është plot e përplotë, aqsa ka edhe jashtë sallës, thotë korrespodenti i Koha Jone Altin Marku.

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti foli shkurt. Ai tha se kemi nevojë që riorganizohemi si forcë politike serioze e se duhet dëgjuar çdo zë demokrati.

Me pas e mori fjalën Ervin Salianji, i cili foli me ngritje zëri se PD ka nevojë të hapet e të rifreskohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, nga Durrësi ka bërë thirrje që çdo demokrat t’i bashkohet lëvizjes për ndryshim, që ka si qëllim ripërtëritjen e PD dhe kthimin e saj në një alternativë qeverisëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ervin Salianji: Ky është një moment i rëndësishwm ku çdo fjalë ka peshë dhe çdo diskutim krijon një valë për PD.

Keni dhënë kontribut për PD-në, duke u përballur me një autokraci që kontrollon gjithçka dhe në këmbin nuk keni kërkuar asgjë përveç vëmendjes mungesës.

Sot jemi këtu sepse demokratët janë duke thirrur. Shqipëria është duke thirrur. Dhe thirrjet e tyre as nuk duhet zbukuruar dhe as nuk duhet relativizur.

Këto thirrje janë dhimbje që duhet të rëndojnë në peshën e përgjegjësi të çdo politikani në PD i votuar apo i pa votuar.

Personalisht e kam ndjerë këtë thirrje dhe besoj se përgjigja jonë duhet të jetë e qartë.

PD duhet të përgatitet që të udhëheqë ndryshimin që të gjithë po presin.

Dhe ky ndryshim po fillon nga kjo sallë që po fillon. Nga kjo energji që është e pashtershme, por nuk i jepet mundësia për arsye që gjithsecili prej jush i di”- nënvizoi Salianji.

Pak para takimit Ervin Salianji tha: ”Salla është plot, është e rëndësishme që cilido prej politikanëve por sidomos ata të PD të kthehen tek njerëzit, tek kafet, tek takimet, tek bashkëbisedimet, për të bërë të mundur ringritjen e PD, ripërtëritjen, unë do të jem në cdo takim ku do të më kërkojnë demokratët për të ndarë mendimet se si PD të bëhet e fortë dhe të jetë alternativë qeverisëse. Janë të gjithë në takim, struktura e PD”.

KRONIKA E TAKIMIT:

I pari ishte anëtari i FRPD, Oresti Berberi, që theksoi se PD ka nevojë për ristrukturim. Ai tha se për të pastruar ujin e ndenjur brenda partisë, ndryshimi duhet të nisë nga qelizat më të vogla deri tek më të mëdhaja.

“Kjo sallë këtu përgjatë 2025 ishte vështirë të mbushej kurse sot kjo sallë është plot këtu dhe ka njerëz që nuk kanë hyrë ende, kjo më tregon që këtu ka akoma shpresë për ndryshmi. Ka akoma shpresë për fitore, për PD për shqiptarët për Durrësin. Për të gjitha ata që e duan PD forcë fituese.

Dhe që duan pushtetin për PD, që ti japë Shqipërisë shansin e saj më e mirë. Unë kam thënë dhe e them PD ka nevojë për hapje. PD ka nevojë për fytyra të reja, ka nevojë për ristrukturim për riorganizim. Dhe për të pastruar të gjithë ujin e ndenjur në të. Dhe ky ndryshim duhet të nisë nga qelizat më të vogla dhe deri tek më të mëdha.”, tha ai.

Në fjalën e tij, kandidati më i votuar nga lista e hapur e PD në këtë qark, Ndrec Pjetri tha se ky takim nuk është thirrur për interes personal.

Pjetri tha se prej 11 majit, kur PD humbi zgjedhjet, demokratët janë shpërndarë si zogjtë e korbit.

“Jemi bërë si zogjtë e korbit as ku jemi as ku do shkojmë. Ka nisur një protest në Tiranë, nuk dëgjohet asnjë lloj organizimi, në ndonjë rreth të Shqipërisë, duhet të rrimë duarkryq apo duhet të ngrejmë zërin. Luksin për luftë të brendshme nuk e kemi, e kaluam njëherë atë histori dhe nuk I rikthehemi. Ne duhet të themi cfarë duhet të bëjmë. Ky rrugëtim nuk është për një kauzë personale, as për interes të dikujt”, tha Pjetri.

“Ne kemi vetëm një qëllim në këtë takim, atë që kemi prej humbjes së zgjedhjeve më 11 maj. Ne që atëherë nuk e dimë cdo bëjmë. Jemi bërë si zogjtë e korbit as ku jemi as ku do shkojmë. Ka nisur një protest në Tiranë, nuk dëgjohet asnjë lloj organizimi, në ndonjë rreth të Shqipërisë, duhet të rrimë duarkryq apo duhet të ngrejmë zërin. Luksin për luftë të brendshme nuk e kemi, e kaluam njëherë atë histori dhe nuk i rikthehemi. Ne duhet të themi cfarë duhet të bëjmë. Ky rrugëtim nuk është për një kauzë personale, as për interes të dikujt, nëse bëhet për kauzë personal unë jam i pari që iki”- theksoi ai.

Ish-kreu i FRPD, Artion Bajramaj, theksoi se primaret ishin diçka pozitive në PD, por sipas tij, dështuan. Ai tha se primaret në fillim elektrizuan njerëzit.

“Duhet të ketë transparencë mes bazës dhe të probleme me reformën territoriale. Patëm probleme të tjera, siç ishin primaret që për mendimin tim ishte një sistem shumë i mirë sepse i elektrizoi njerëzit dhe i vuri në lëvizje. Rregullat e lojës vendosen përpara nuk mund ti vendosësh mbrapa.

Nuk mund të jetë që futemi të gjithë në garë, fiton dikush, dhe dikush tjetër vendos nga lart se nuk i pëlqen fituesi dhe e nxjerr nga i pari të dyti ose të tretin.

Patëm probleme me listat e mbyllura, patëm probleme me organizmin e deputetëve me listat e mbyllura”-, tha Bajramaj.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?