Samir Mane, miliarderi i parë shqiptar në listën e Forbes

Revista Forbes futi në listën e njerëzve më të pasur të botës për herë të parë një sipërmarrës shqiptar. Ai është Samir Mane, themeluesi dhe presidenti i Balfin Group, i cili është renditur në vendin e 2356 me një pasuri prej 1.4 miliardë Dollarë.

“Diku tjetër në Evropë, Shqipëria ka miliarderin e saj të parë këtë vit, me hyrjen e re Samir Mane, i cili ka ndërtuar një pasuri të vlerësuar prej 1.4 miliardë dollarësh nga investimet në qendra tregtare, dyqane elektronike dhe pasuri të patundshme luksoze në mbarë Ballkanin”.

 

Kjo është pasuria më e madhe e certifikuar ndonjëherë për një sipërmarrës shqiptar nga revista prestigjioze Forbes, e cila e ka bërë traditë publikimin e listës së njerëzve më të pasur të globit, prej vitit 1987.

Me një aktivitet të nisur në vitin 1993, Mane themeloi më pas grupin Balfin, duke e shndërruar atë një ndër grupet më të mëdha investuese në rajon, e që tashme ka zgjedhuar investimet edhe në Austri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Forbes shkruan se tani ka më shumë se 3 mijë miliarderë në mbarë botën dhe se ata janë më të pasur se kurrë, me një pasuri të përbashkët prej 16.1 trilionë Dollarësh.

Tv Klan - Samir Mane, miliarderi i parë shqiptar në listën e Forbes | Lajme News

Vetëm tre vende përbëjnë më shumë se 50% të të gjithë miliarderëve. Thuajse një e treta e listës së këtij viti vjen nga Shtetet e Bashkuara, që renditet me 813 miliarderë. Kina mban sërish vendin e dytë me 450 miliarderë dhe India në vendin e tretë me 205 miliarderë. Në Europë vendin e parë e mban Gjermania me 171 miliarderë.

 

SHKARKO APP