Samit, reklamë për Shqipërinë dhe njohje de facto e zgjedhjeve

Sot Tirana ishte kryelajmi europian dhe botëror. Ishin krerët e 42 shtetëve europiane si dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-së. Për herë të parë në historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe erdhi edhe kryeministri britanik.

Përveç një shiu që nuk pushonte si në Londër, çdo ishte përfekte dhe kryelajm europian e botëror. Edi Rama, edhe nga natyra artist dhe krijues lajmi, ishte mikpritësi që kreativisht ra në sy.

Samiti ndodhi, ku u tha çdo gjë, që natyrisht pa miratimin e SHBA, asgjë nuk mund të ndodhë, porse Shqipëria u rrit disa pikë me shumë në arenën europiane, edhe si një reklamë turistike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Samit u tha dhe u përcoll live urimi i krerëve të shtetëve të BE dhe i atyre jo anëtare, që Edi Rama ka fituar zgjedhjet. E uruan kryeministrat britanik, gjerman, spanjoll, italian, presidenti francez, etj, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata janë edhe BE, edhe OSBE!

Ndaj çdo retorikë vendase opozitare për të thënë të kundërtën, rrëzohet.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?