Seanca për Saimir Tahirin. Kuvendi vendos me 75 vota të mos arrestohet

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1111665782291876/

Parlamenti ka miratuar me 75 vota pro dhe 60 kundër raportin e PS për kërkesën e Prokurorisë për ish-ministrin Saimir Tahiri. Votimi i kërkesës së PS do të thotë se Prokuroria do të hetojë ish-ministrin, por nuk mund ta arrestojë atë.

Ndërkohë raporti i PD dhe LSI që lejonte që Prokuroria të arrestojë ish-ministrin Tahiri mori 60 vota pro.  Prokuroria për Krimet e Rënda në Tiranë kërkoi, “Dhënien e autorizimit për arrestimin dhe heqjen e lirisë së deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zotit Saimir Tahiri”. PS e cilësoi këtë kërkesë si politike, duke pranuar vetëm kontrollin e banesës dhe hetimin e Tahirit.

Në nisje të seancës, para votimit të raporteve, Saimir Tahiri ka mbajtur një fjalë të shkurtër para deputetëve. Ai tha se nuk do të hante kohën e këtij Kuvendi dhe as kohën e tij. Ish-ministri tha se qëndrimin e tij do e bëj publik te institucionet e drejtësisë.

“Kam dëgjuar shumë njerëz që janë përbetuar çdo fjalë timen lidhur me këtë. Jam shumë i bindur askush nga ju nuk ka kohë për të humbur, unë as më pak. Nuk pres ta gjej të vërtetën time këtu në sallën e Parlamentit, por aty ku më takon, para drejtësisë dhe qytetarëve. Kështu që mirëpres çdo vendim tuajin, përpjekja ime për të gjetur drejtësinë nuk ndalet këtu”. Ky qe mesazhi i deputetit Saimir Tahiri sot, nga foltorja e Kuvendit, për deputetët që do të votojnë sot për arrestimin ose jo të tij.

VIDEO/FJALA E TAHIRIT

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=0DUguOStfN8&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

Seanca vijoi me leximin e raportit të opozitës në Këshillin e Mandateve. Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj u shpreh se opozita është e bindur në qëndrimin për të lejuar Prokurorinë që të procedojë për ish-ministrin. Ai përmendi të gjitha dokumentet e palës italiane, ku sipas PD, ish-ministri implikohet në trafikun e drogës.  Raporti i opozitës shprehet pro kërkesës së prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Deputeti Alibeaj është shprehur se Habilajt kanë pasur bashkëpunim me funksionarë të lartë publik në Shqipëri. Gjithashtu Alibeaj ka akuzuar Tahirin se ka mbështetur grupin kriminal të Habiljave duke mos penguar aktivitetin e tyre. “Për shkak të postit që kishte, Tahiri kontrollonte punën e policisë së shtetit. Ka pasur përfitime direkte monetare dhe dhurata të shtrenjta.”- deklaroi Alibeaj.

FOTOLAJM/ Protesta e deputetëve të PD dhe LSI-së në seancën e Kuvendit  

Deputetët e PD-së  dhe LSI kanë protestuar në një mënyrë të veçantë mëngjesin e sotëm në sallën e Kuvendit.

Në momentin kur deputeti i PS-së, Saimir Tahiri ka dalë dhe ka mbajtur një fjalë të shkurtër, ata kanë ngritur disa parulla në duar ku shkruhej, “Qeveri e Krimit”, Qeveri Mafioze”, “Qeveri e Drogës”.

Berisha: Edvin Kristaq Habilaj

Pas leximit të raportit të opozitës, fjalën e ka kërkuar Ish-kryeministri Sali Berisha në seancë. Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Kuvend se njeriu që ka siguruar  mbrojtjen e Habilajve në Vlorë është Edi Rama. Duke kërkuar fjalën për procedurë në Kuvend, Berisha tha se “pas Tahirit, njeriu më i rëndësishëm në mbrojtjen e krimit është Edvin Kristaq Habili”, duke ju referuar Kryeministrit Edi Rama.

Berisha u shpreh se Edi Rama është në djeni të gjithë aktivitetit të Bandës së Habiljave në Vlorë dhe ka dhënë bekimin e tij.

PS: Nuk e dimë nëse është i fajshëm apo jo Tahiri, por nuk duhet të arrestohet

Pas argumenteve të deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj, seanca ka vijuar me leximin e raportit të mazhorancës. Deputeti socialit Ulsi Manja deklaroi se Kuvendi nuk mund të vendos nëse Saimir Tahiri është i fajshëm apo jo, por nuk duhet të lejojë të shkelet ligji duke kryer arrestimin.

Deputeti socialist tha se Kuvendi nuk merr në mbrojtje askënd, por nuk mund të lejojë që të abuzohet me ligjin dhe një parlamentar të arrestohet pa asnjë provë.

Ai tha se Prokuroria nuk i argumentoi dot akuzat ndaj Tahirit.

Në raportin tyre prej rreth 11 faqe deputetët e mazhorancës në Këshillin për Rregulloren, Mandatin dhe Imunitetin, shprehen se nga analiza e dispozitave dhe nga shqyrtimi i kërkesës së organit të akuzës, relacionit përkatës dhe provave të paraqitura, shpjegimeve të dhëna gjatë mbledhjeve që realizoi Këshilli, rezultoi qartësisht se nuk ekzistojnë dyshime të arsyeshme dhe të bazuara për të përligjur dhënien e autorizimit për masën e arrestit ndaj deputetit Saimir Tahiri.

Sipas tyre, në materialin prej më pak se 5 faqe, por edhe gjatë sqarimeve të dhëna në mbledhjet e Këshillit, organi i akuzës nuk mundi të argumentojë përfshirjen e deputetit Tahiri në veprimtari kundërligjshmërie dhe nuk paraqiti asnjë indicie, fillim prove apo provë që të krijonte bindjen se ka dyshime të arsyeshme dhe të bazuara për të autorizuar vijimin e procedurave për masën ekstreme të arrestit ndaj deputetit Tahiri.

Më tej ata theksojnë se veprat për të cilat është regjistruar procedimi penal në ngarkim të Tahirit janë nga më të rëndat që përmban Kodi Penal, por për të cilat ata theksojnë se Prokuroria nuk ka bërë asnjë ditë hetim, por vetëm iu është referuar materialeve të procedimit penal të kryer nga organet e shtetit italian.

Duke u ndalur te çështja e debatuar më gjatë në Këshill, deputetët e mazhorancës në raportin e tyre shprehen se dokumentet që mbështesnin relacionin e organit të akuzës, të paraqitura nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, nuk përbëjnë provë në kuptimin e provave që kërkon neni 149 dhe neni 198 i Kodit të Procedurës Penale në Republikën e Shqipërisë.

“Përgjimet janë mjete për të kërkuar provën”, thuhet në raportin e përfaqësuesve të majtë.

Ndaj sipas tyre në këto kushte kërkesa e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë deputetit Saimir Tahiri nuk plotëson aspektin procedural, pasi nuk u shoqërua me prova që të përligjnin dyshimin e arsyeshëm e të bazuar për krijimin e mundësisë së dhënies së një mase ekstreme që kufizon lirinë e personit.

Madje ata kanë dalë në përfundimin se “mungesa e provave, nxitimi i organit të akuzës për të kërkuar dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit Saimir Tahiri, dy ditë pasi ka regjistruar procedimin penal dhe emrin e tij në regjistrin e çështjeve penale, krijon bindjen se në këtë stad të hetimeve që ka kryer Prokuroria kërkesa ka sfond politik”.

RAPORTI I PS PËR SAIMIR TAHIRIN (VIDEO)

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/1527465097299086/

Rama ‘konsultohet’ me Ruçin

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend në kohën kur Enkelejd Alibeaj po lexonte raportin e opozitës për deputetin Saimir Tahiri. Ai është parë në bisedë “kokë më kokë” me ministrin Ditmir Bushati, teksa fliste deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, i cili lexonte raportin e opozitës për Tahirin.

Rama në një moment u çua nga vendi dhe u kthye duke folur me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ku duket se nuk ka qenë një bisedë fort e qetë. Ai është parë duke çuar vetëm mesazhe.

(vijon..)

SHKARKO APP