Protestë, zjarr dhe përplasje para Parlamentit

Ka tension të madh para parlamentit. Teksa brenda godinës së Parlamentit, deputetët e mazhorancës janë grumbulluar për të zhvilluar seancën plenare, mijëra mbështetës të opozitës janë grumbulluar për të protestuar. Protestuesit u mblodhën në një kohë rekord për afro dy orë, sapo PS vendosi të zhvillojë fshehurazi parlamentin e jo ditën e enjte, sipas Rregullores.

Deputetët dhe ministrat kanë hyrë nga pjesa e pasme e godinës. Teksa ministri Blendi Klosi ishte duke hyrë në oborrin e Kuvendit, disa protestues janë lëshuar drejt tij duke e qëlluar me sende të forta. Policia ka ndërhyrë në kohë për të shmangur përplasjen dhe ka neutralizuar protestuesit e dhunshëm.

Protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe tymuese para Parlamentit, si dhe kanë djegur goma.

Ndërkohë ka tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe kordonëve të policisë që rrethojnë Kuvendin. Policia hedh gaz lotsjellës mbi protestuesit.

VIDEO/Momente nga incidentet para Kuvendit

Basha mes protestuesve ka një mesazh për Edi Ramën

Në fjalën e tij para mijëra shqiptarëve që protesojnë kundër Edi Ramës, kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se, ky është parlamenti i krimit dhe se pushteti i vërtetë i takon qytetarëve. Sipas kryedemokratit, kjo qeveri dhe ky parlament duhet të largohet para se populli ti fshijë e ti marrë përpara.

Ai dha një mesazh për Edi Ramën: ‘Mesazhi që kemi për Edi Ramën është se ti që i ke hequr bukën e gojës shqiptarëve, ti që i detyron të ikin, nuk mund ta bësh parlamentin rulot me rrota që ta lëvizësh sa andej-këndej. Le ta dëgjojë e gjithë Shqipëria, le ta dëgjojë e gjithë bota zërin evropian të qytetarëve shqiptarë. Jemi këtu për zgjedhjet e lira dhe jo për votat e blera për të mbrojtur Vangjush Dakon e Damian Gjiknurin. Jemi mbledhur sepse e dimë që ky vend i ka gjithçka për ti dhënë fëmijëve mundësinë të jetojnë në vendin e tyre. Ky është vend i bekuar nga Zoti. Ky është fundi i hajdutëve. Rama Ik’, tha Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/376374673197649/

Snajperistët monitorojnë protestën e opozitës nga taraca e pallatit

Krahas pranisë së lartë të forcave të policë para Kuvendit të cilët janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës surprizë të opozitës ndërkohë që në Kuvend zhvillohet seanca plenare, mbi taracën e një pallati janë vendosur dhe katër snajperistë që po monitorojnë situatën nga lart. Opozita e konsideron mbledhjen e Kuvendit ilegjitime. Deputetët socialistë kanë shfrytëzuar hyrjet anëse të ndërtesës së Parlamentit për të hyrë brenda saj. Nga ana tjetër, forcat e rendit janë bërë “gardh” përpara protestuesve.

SHKARKO APP