Sekretari i NATO: Respektoni institucionet demokratike. Uluni në dialog politik

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi sot në Tiranë se problemet politike në Shqipëri duhet të zgjidhen me dialog. Në konferencën e mbajtur me kryeministrin Edi Rama, Sekretari i NATO-së u shpreh se dhuna politike është e papranueshme dhe se të gjithë aktorët politike duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme.

NATO është aleancë e vendeve demokratike, në demokraci do të ketë gjithë mendime të ndryshime, por dhuna politike bie ndesh me vlerat  tona demokratike është absolutisht e papranueshme. U bëj thirrje aktorëve politikë të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe me vetëpërmbajtje. Çdo diferencë që keni zgjidheni përmes dialogut. Kjo kontribuon për një ardhme më të mirë për gjithë rajoni”,- deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

I pyetur nëse në rajon ka ndikim rus, Jens Stoltenberg tha se në të gjitha shtetet e rajonit duhet të “respektohen institucionet demokratike”.

Pyetjes mbi ndikimin rus në rajon i është përgjigjur dhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se ajo që po ndodhë këto ditë në Shqipëri nuk ka ndodhur në asnjë vend të aleancës së NATO-s. “Kjo që po ndodhë nuk shkon në favor të vendit dhe nuk përputhet me vlerat e NATO dhe BE-së”,- tha Edi Rama.

Sekretari i NATO-s ndodhet në një vizitë disa oreshe sot në Tiranë. Pas konferencës me Edi Ramën ai do të zhvillojë një takim dhe me Presidentin Ilir Meta.

SHKARKO APP