Shefi i NATO-s, Rutte paralajmëron kur fillon Lufta e Tretë Botërore: Kina pushton Tajvanin, kurse Putin godet NATO-n!
Rutte paralajmëron Luftën e Tretë Botërore. Ai tha se Kina pushton Tajvanin, kurse Putin sulmon NATO-n.

“Do të jetë një Armagedon global nëse Perëndimi nuk riarmohet”, – thotë shefi i NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka dhënë një deklaratë tronditëse për të ardhmen gjeopolitike të globit, duke paralajmëruar për mundësinë reale të një Lufte të Tretë Botërore, e shkaktuar nga sulme të koordinuara të Kinës dhe Rusisë.
Në një intervistë për New York Times, ai tha se nëse Xi Jinping vendos të pushtojë Tajvanin, do të kërkojë ndërkohë që Vladimir Putin të godasë territoret e NATO-s për të mbajtur të shpërqendruar Perëndimin.
“Le të mos jemi naivë. Nëse Xi sulmon Tajvanin, ai më parë do t’i telefonojë ‘partnerit të tij’, Putinit, që të veprojë ndaj NATO-s. Kjo është mënyra më e mundshme si do të ndodhë”, – deklaroi Rutte, duke nënvizuar se Rusia ka në shënjestër republikat baltike: Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë.
Ai theksoi nevojën urgjente që vendet perëndimore të riarmatosen, duke paralajmëruar se Rusia po prodhon tre herë më shumë municione brenda tre muajve sesa NATO në një vit. “Kjo është e paqëndrueshme. Ata bashkëpunojnë me Korenë e Veriut, Iranin dhe Kinën”, shtoi ai.
Në një reagim tallës, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha se “Rutte ka ngrënë shumë nga kërpudhat magjike të holandezëve” dhe shtoi me ironi se “rusishtja do t’i duhet në një kamp në Siberi”.
Ndërkohë, Rusia vazhdon agresionin në Ukrainë. Sulme me raketa dhe 157 dronë goditën Kievin, Kharkivin dhe Zaporizhzhian, ndërsa Ukraina reagoi me një sulm me dronë detarë në Detin e Zi.
Rutte vlerësoi Donald Trumpin si “të vetmin që po mban dialog me Putinin”, megjithëse pa ndonjë rezultat paqeje deri më tani.
KOHA JONË SONDAZH

