Sekretari i Shtetit në Tiranë, ja çfarë u diskutua ne takimin me Ramën
Krimi, korrupsioni, sundimi i ligjit, reforma në drejtësi integrimi në BE dhe lufta kundër terrorizmit janë temat për të cilat është diskutuar në takimin mes Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry dhe kryeministrit Rama. Departamenti i Shtetit bëri të ditur se këto do të çështje do të jenë në fokus të takimit.
“Siç e dini, sfida më e madhe në Shqipëri në rrugën drejt BE-së ka qenë ajo e problemeve të vazhdueshme me krimin, korrupsionin dhe sundimin e ligjit”,- theksoi një zyrtar e DASH para nisjes së sekretarit Kerry nga Mynihu.
“Ata (politika shqiptare) janë në një moment të caktuar të adresimit të këtyre çështjeve. Patën sukses pas një procesi mjaft të vështirë për dekriminalizimin e politikës. Pati njerëz në dy partitë e mëdha, në parlament, të cilët u akuzuan për krime dhe tani e kanë kapërcyer atë”, shtoi ai.
Reforma në Drejtësi ishte gjithashtu pjesë e axhendës së bisedimeve të sekretarit Kerry.
“Dhe tani ata janë duke punuar në një paketë të madhe të reformës gjyqësore, për të forcuar sistemin e tyre ligjor, e të tjera. Pra, ka një paketë në tryezë që presidenti – që partia e kryeministrit Rama e ka vënë përpara. Ata janë në negociata me partinë më të madhe të opozitës, e cila është një nga arsyet pse ne jemi duke bërë në këtë, në mënyrë që sekretari mund të përforcojë mesazhin se kjo paketë e veçantë e legjislacionit është pjesë e pastrimin e Shqipërisë, nuk vetëm në mënyrë se kjo është e rëndësishme për integrimin në BE, por edhe për të përmirësuar klimën për investime. Ne gjithashtu do të flasim për sigurinë e energjisë disa çështjet të tjera”.
Këto çështje janë pjesë e bisedimeve që sekretari Kerry do të parashtrojë edhe në takimin me Bashën. Po kështu sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit do të jenë pjesë e bisedimeve me shoqërinë civile. Përsa i përket çështjes së sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit, DASH thekson se Shqipëria është vend anëtar i NATO –s me kontribut kundër ISIS dhe në ruajtjen e paqes në Aftanistan. Për sigurinë Shqipëria shihet si vend me rol të rëndësishëm kundër ekstremizmit në rajon dhe për ndalimin e rekrutimit të xhihadistëve për të luftuar në Siri e Irak.