Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.1 lekë, dollari 80.9 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.1 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.9 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Jakup Krasniqi
  • Elisa Spiropali
  • Gjeopolitikë
  • Taksa turistike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Jakup Krasniqi
  • Elisa Spiropali
  • Gjeopolitikë
  • Taksa turistike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

SHBA: Serbia e di mirë se përdorimi i forcës ndaj Kosovës është i papranueshëm

Kryesore
E premte, 22 Mars 2024 15:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha të premten se Serbia e ka të qartë se çdo përdorim i forcës ndaj Kosovës është i papranueshëm dhe do të rrezikonte trupat e NATO-s që ndodhen në terren, për të mbrojtur të gjithë qytetarët e saj.

Ai i bëri këto komente në një bashkëbisedim me gazetarë i pyetur rreth një postimi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se njësi të posaçme të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën. Kryeministri Kurti tha se “jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën”.

Autoritete serbë u thanë medieve në Beograd se lëvizjet trupave janë pjesë ë stërvitjeve të zakonshme në zonën tokësore të sigurisë përgjatë kufirit me Kosovën.

“Në Serbi, presidenti Vuçiç e di mirë se çfarëdo përdorim i forcës ndaj Kosovës do të ishte i papranueshëm dhe do të shihej si rrezikim i trupave të NATO-s që janë atje për të mbrojtur popullatën serbe dhe shqiptare. Ai ka thënë se nuk do të ketë përdorim force. Stërvitjet jemi duke i ndjekur, por çështja thelbësore është që palët duhet t’i ulin tensionet, përfshirë edhe ato që ndërlidhen me stërvitjet e ushtrisë përreth kufirit”, tha zoti O’Brien.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai tha po ashtu se Serbisë i është bërë e qartë se personat e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në ndaj policisë së Kosovës në veri, duhet të mbahen përgjegjës.

Zoti O’Brien tha ndërkaq se Shtetet e Bashkuara janë mbështetës i fuqishëm i synimeve të Kosovës për t’u bërë pjesë e komunitetit ndërkombëtar dhe shpresojnë qw që qeveria e Kosovës do të marrë veprime në ditët në vijim që janë në përputhje me kërkesat e këtij komuniteti, përfshirë rregulloren e Bankës Qendrore për ndalimin e përdorimit të dinarit serb për pagesa të gatshme në Kosovë.

“Për mua çështje thelbësore është se asnjë qeveri nuk duhet të marrë vendime për varfërimin e qytetarëve të saj dhe në po shohim në veri të Kosovës se është bërë e vështirë për një shumë individë të blejnë gjerat e nevojshme për jetën e përditshme”, tha zoti O’Brien.

Ai tha se i dërguari amerikan Gabriel Escobar u kthye nga vizita në rajon me ndjenjën se rregullorja e Bankës Qendrore është zbatuar asisoj që e benë të vështirë jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës dhe kjo nuk flet për qeveri kompetente apo efektive. Zoti O’Brien tha se miqtë e Kosovës duan që kjo rregullore të rishqyrtohet. Javën që vjen Kosova dhe Serbia pritet të vazhdojnë diskutimet rreth kësaj çështjeje në Bruksel.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zoti O’Brien tha se Kosova ndodhet para disa hapave të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, duke mirëpritur vendimin e qeverisë për zbatimin e një vendimi mbi pronat e manastirit mesjetar të Deçanit, që ishte një kusht për përparimin e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Ai theksoi se Kosova duhet të hedhë hapa drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe para se Këshilli i Ministrave në Këshillin e Evropës të votojë.

Mund t'ju interesojë

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Para 7 orësh
Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

Para 9 orësh
A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Para 14 orësh

“Ne e mbështesim Kosovën në rrugën e saj përpara. Është arritur pajtimi për të ecur përpara me Asociacionit. Ky është element thelbësorë për të arritur atë që ajo synon – anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare”, tha zoti O’Brien./VOA/

https://kohajone.com/ministri-serb-nuk-permbahet-dhe-kecenon-kosova-eshte-e-jona-nuk-heqim-dore/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.1 lekë, dollari 80.9 lekë
Para 1 minute

Kursi i këmbimit: euro 89.1 lekë, dollari 80.9 lekë

Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026
Para 1 minute

Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026

Moti sot: shi dhe stuhi, nga 2° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 2 minutash

Moti sot: shi dhe stuhi, nga 2° në Korçë deri 20° në Vlorë

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq
Para 7 orësh

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 7 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 14 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 9 orësh

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

4 Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0
Para 7 orësh

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.