Servet Pellumbi: Të ikin nga PS-ja Blushi, Hafizi, Dade e kushdo tjetër !

Në Partinë Socialiste e thërrasin me titullin “profesori”, por Servet Pëllumbi iu bashkua thirrjes së turmës që i tregon Ben Blushit rrugën jashtë PS, sepse kërkoi zgjedhje. Në një intervistë për Panorama, Pëllumbi e tha se debati për çështjen e mandatit të kryetarit është ezauruar, pas votimit në Kongres. Duke folur për grupin që kërkon zgjedhje në Parti, Servet Pëllumbi mendon se PS-ja nuk është vendi i tyre.

“Kush nuk e gjen veten më në këtë statut apo në këtë familje dhe në këtë parti, është i lirë të shkojë ku të dojë, nuk imponohet kush të qëndrojë apo të mos qëndrojë”, shprehet Pëllumbi. Pra indirekt e ka fjalën për Blushin, Hafizin, Daden,etj

Sipas tij, nëse vijon ky debat dhe këmbëngulet te të njëjtat kërkesa, atëherë debati bëhet për “qëllime politike që janë në kundërshtim me partinë e që nuk lidhen me statutin dhe përsosjen e partisë”.

Thirrja e parë për largimin e Ben Blushit nga Partia Socialiste erdhi nga Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë së Durrësit. Deklarata e Servet Pëllumbit është momenti i dytë, kur Ben Blushit i kërkojnë të largohet nga PS.

SHKARKO APP