Sesioni i ri nis me avazin e vjetër. PS: Opozita e vërtetë është Gjuzi, Hajdari…

Nisja e sesionit të ri të Kuvendit, si rregull, është një nga ngjarjet më të rëndësishme për jetën politike dhe institucionale të vendit. Por mbledhja e sotme e Kuvendit, pas pushimeve të gjata verore, është nga ato zhvillime që nuk ka sjellë asgjë të re. Përkundrazi paradë mode si dhe konkurs se kush e ka makinën më të shtrenjtë. Apo seancë që solli edhe humor nga idiotsitë e disa deputetëve.
Në sallë ishin deputetët e Partisë Socialiste dhe deputetët e tjerë që zyrtarisht thonë se janë të “opozitës”. Në fakt, këta “opozitarë janë vetëm disa shtojca të PS, pas edhe votimet e ligjeve në Parlament i bëjnë njëlloj siç i porosit Taulant Balla. Natyrisht janë edhe disa me dinjitet e integritet, por janë shumë pak.

Në këtë mënyrë, sot nuk duket se është mbledhur Kuvendi, por vetëm grupi parlamentar i PS-së që ka edhe ndonjë “fraksion” me deputetët të “pavarur”, të cilët morën mandatet që la opozita zyrtare. Ndaj sot nuk u mblodh Kuvendi, por asambleja e PS-së.

Opozita reale ka djegur mandatet që nga muaji shkurt. Shqipëria bëri zgjedhje moniste, si në kohën e komunizmit. Negociatat me BE janë më të rrezikuara se kurrë. Ekonomia ka arritur në pikën që koncesionet po kthehen në skemën e re piramidale, ndërsa krimi dhe korrupsioni kanë arritur në nivel qeveritar.

Në fjalimet në Kuvend nuk pati asnjë shqetësime për këto probleme dhe shumë të tjera. Gramoz Ruçi foli për sukses në zëvendësimin e mandateve me deputetët e rinj, pra nxjerrjen e opozitës reale jashtë sistemit. Taulant Balla ishte i kënaqur me reformat e bëra nga qeveria “Rama” dhe tha se ky Kuvend do të votojë ligje të rëndësishme. Rudina Hajdari tha diçka për mosndëshkimin e zyrtarëve, por nuk kuptohej nëse e kishte inatin me qeverinë apo me PD. Fjalimet e tjera ishin për hallet e ballistëve gjatë luftës së dytë botërore dhe çështje që s’kanë të bëjnë me situatën politike.

Kjo ishte seanca e sesionit të ri të Kuvendit të sotëm, që pritej të sillte një reflektim nga ana e qeverisë për krizën politike. PS-ja nuk dha asnjë shenjë se ka reflektuar për atë që po ndodhë në vend dhe do të marrë në konsideratë ndonjë kërkesë të opozitës. E vetmja ofertë, që më shumë ngjan si tallje, është ajo e Taulant Ballës që thotë se opozita ka një karrige në komisionin e reformës zgjedhore. Oferta përfundon këtu, të një karrige jashtë Parlamentit. Sepse në fund, siç tha dhe Taulant Balla, opozita e “vërtetë” është Kujtim Gjuzi, Rudina Hajdari dhe deputetë të tjerë që votojnë rregullisht për ligjet e qeverisë “Rama”.

Çfarë parlamenti!

SHKARKO APP