Shansi i fundit për kompromis. Krerëve të partive takohen në Kryesinë e Kuvendit
Kryetarët e partive politike parlamentare janë duke zhvilluar një takim në Kryesinë e Kuvendit.
Ftesës së Partisë Republikane dhe asaj Agrare Ambientaliste për një takim sonte në orën 20:00 në Kryesinë e Kuvendit i janë përgjigjur Lulzim Basha, kreu i LSI, Petrit Vasili, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, kreu i LZHK, Dashamir Shehu, kreu i PDK, Nard Ndoka dhe deputetja e Partisë Libra, Mimoza Hafizi.
Por veç këtyre, në minutën e fundit ftesës i është përgjigjur dhe Kryeministri Edi Rama. Ai ka shkuar rreth orës 20:00 në Kryesinë e Kuvendit. Rama është shfaqur në hyrje të Kryeministrisë në momentin që kreu i PD-së, Lulzim Basha po jepte një konferencë për mediat.
Kryetari i PD, ishte duke dhënë një mesazh sqarues në lidhje me intervistën e dhënë nga ai për një gazetë autriake dhe qëndrimin e mbajtur nga mediat shqiptare. Sipas Bashës ky ishte një informim i intrumentalizuar nga qeveria. Në momentin që Basha po fliste pas shpinës së tij shfaqet kryeministri Edi Rama, i cili qëndorn për disa çaste duke ndjekur intervistën e Bashës dhe më pas e ndërpret: Erdha unë.
Marrëveshja politike duket se ka mbetur në datën e zgjedhjeve. PS deklaron se nuk tërhiqet nga 18 qershori. Kjo gjë u përsërit edhe pak orë para takimit nga Edi Rama në Elbasan. Ndërkohë PD pranon të gjitha pikat e paketës McAllister, por kërkon shtyrjen e zgjedhjeve.
Foto nga tryeza e partive politike në Kryesinë e Kuvendit
Pamje nga konferenca e Bashës jashtë Kuvendit
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1510634022321107/
LEXONI EDHE:
Përgjigjet Rama: Zgjedhje më 18 qershor. Nuk pranojmë presionin
PD: Pranuam ‘Paketën McAllister+’. Tani Rama të thotë “Po”
Paketa e DASH për krizën, zbulohet kush u tërhoq nga dialogu
Reagimi i PS pas mbledhjes së opozitës
Braçe akuzon Bashën: Gënjeshtrat të janë kthyer në hall
TCH: Marrëveshja sot? Burimet: Palët, më afër se kurrë
Deputeti i PD ngacmon Ramën për negociatat