Ambasada e SHBA në Tiranë: Aplikoni tani për vizë për Kupën e Botës 2026

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet për herë të parë në tre shtete njëkohësisht – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë – nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026. Organizimi në një hapësirë të tillë kontinentale pritet të sjellë një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët në mbarë botën, përfshirë edhe shqiptarët, sidomos nëse Kombëtarja kuqezi arrin kualifikimin historik për fazën finale.

Ambasada amerikane në Tiranë: Aplikoni që tani për vizë

Përmes një njoftimi zyrtar, Ambasada e SHBA në Tiranë i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që planifikojnë të udhëtojnë drejt Botërorit të aplikojnë sa më shpejt për vizë, për të shmangur vonesat e mundshme për shkak të fluksit të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shtetet e Bashkuara po mundësojnë udhëtime të sigurta dhe të mbrojtura për sportdashësit ndërkombëtarë që janë të interesuar të vijnë në Shtetet e Bashkuara për Kupën e Botës FIFA 26™, dhe jemi plotësisht të përgatitur për të përpunuar aplikimet për vizat e vizitorëve. Ne i inkurajojmë udhëtarët e huaj që kanë nevojë për viza amerikane të aplikojnë tani,” thuhet në deklaratën e ambasadës në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitin 2026 ndeshjet do të mbahen në 16 qytete kryesore të tre vendeve pritëse, me finalen që do të luhet në “MetLife Stadium”, Nju Xhersi.

Shqipëria siguron play-off-in historik

Ndërkohë, Kombëtarja Shqiptare ka arritur një sukses madhor: për herë të parë në histori është kualifikuar në fazën play-off të Kupës së Botës.

Fitorja në transfertë ndaj Andorrës, e kombinuar me humbjen 2-0 të Serbisë në fushën e Anglisë, i ka dhënë Shqipërisë një mundësi të artë për të luftuar për biletën drejt “Amerika 2026”. Ky është një tjetër moment historik pas pjesëmarrjes së parë në Euro 2016 dhe kualifikimit të radhës në Euro 2024.

Interesi i tifozëve shqiptarë për Kupën e Botës pritet të rritet ndjeshëm në javët e ardhshme, sidomos nëse ekipi i Sylvinhos arrin të sigurojë kualifikimin përfundimtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?