SHBA-Britani-NATO: Po hodhi armë bërthamore Rusia në Ukrainë, kundërpërgjigjemi. Franca: JO!
Kryesore E Premte, 14 Tetor 2022 11:52
Nga Ben Manaj-
Ka plasur një debat në distancë mes Shteteve të Bashkuara, Britanisë nga njëra anë dhe Francës nga ana tjetër, për çështjen e reagimit ndërkombëtar në rast se Putini përdor armët taktike bërthamore në Ukrainë! Presidenti Macron thotë se Franca do i përdor kur t’i preken interesat e saj kombëtare strategjike, ndërsa amerikanët dhe britanikët dhe Nato janë për përgjigje adekuate si Aleancë në këtë retorikë bërthamore ku sipas tyre nuk tregohet dora në këtë lojë!
Francezët po japin sinjale të tjera Putinit dhe më dukshëm një çarje në aleancën perendimore ku padyshim Putin fërkon duart dhe trimërohet!
A nuk kanë qenë francezët gjithmonë të tillë!? Historikisht pro-rus dhe pro-sllavë! Besoj u kujtohet se si ushtarakët francez u kalonin fshehurazi serbëve në kohën e bombardimeve në objektivat ushtarake serbe planet e bombardimeve të avionëve të Nato-s, derisa në dorë e morën turqit bombardimin e caqeve serbe!
E serish po kjo Francë nxjerr njëqind yçkla për liberalizimin e vizave për Kosovën duke kërkuar vetëm për Kosovën kritere të një demokracie qelibare që nuk egziston as në vendet e BE-së dhe sistemin ETIAS të qarkullimit të udhëtarëve nëpër Evropë, dhe janë po këta francez që lejojnë në dritë të diellit trafikantët kurd të gomoneve në La Mansh!
Kaq për frankofilet!