SHBA-ja dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tarifat
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian arritën një marrëveshje për tarifat të dielën, pas një takimi të shkurtër mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Kjo marrëveshje vjen vetëm disa ditë para përfundimit të afatit të vendosur nga Shtëpia e Bardhë për vendosjen e tarifave ndëshkuese ndaj importeve nga BE-ja, e cila përbëhet nga 27 vende anëtare dhe është partneri më i madh tregtar i SHBA-së.
“Ishte një negociatë shumë interesante. Mendoj se do të jetë e shkëlqyer për të dyja palët”, tha Trump.
Bisedimet kishin për qëllim të shmangnin vendosjen e tarifave ndëshkuese – dhe hakmarrjen e paralajmëruar nga Evropa – që mund të trondisnin ekonomitë në mbarë botën.
Trump dhe von der Leyen zhvilluan bisedime private në një nga fushat e golfit të Trumpit në Skoci dhe më pas dolën me një deklaratë të përbashkët, duke thënë se kishin arritur një marrëveshje “gjithëpërfshirëse”.
Para takimit, Trump e përshkroi marrëdhënien tregtare me BE-në si “shumë të njëanshme dhe të padrejtë ndaj SHBA-së”.
“Mendoj se çështja kryesore është ndershmëria. Ne kemi pasur një kohë shumë të vështirë me tregtinë me Evropën”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

