Shemsi Prençi: Gjeoshkenca parashikon tërmete në vend, 2017-2018. Do Zoti….!
Pas kësaj thatësire të tmerrshme mund të vijnë dhe tërmete në Shqipëri. Këtë e paralajmëron kreu i Emergjencave Civile, Prençi. Edhe tërmetet mungojnë në Shqipëri! Imagjinoni cilësinë e ndërtimeve të pallatëve në Shqipëri dhe hamëndësoni nëse ndodh një tërmet i fortë!
“Duhet të jemi të kujdesshëm në raport me situatat e pritshme, kanë nisur lëkundjet e para në rajonin e Elbasanit, kryesisht në Qukës”. Ky alarm eshte ngritur nga kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, i cili tha në një konferencë për shtyp se vendi rrezikon tërmete pas thatesirës se madhe që ka prekur vendin.
“Pas një vere të nxehtë lind një problem i rrezikshëm së pari do të kemi parasysh që periudha e ripërsëritjeve të tërmeteve është me kohë dhe limite të përcaktuara. Duke llogaritur tërmetet e vitit 67 në periudhën e kthimit një herë në 50 vite, ne përkojmë me rrezikshmërinë e lartë të tërmeteve në Shqipëri në të dy korridoret Elbasan, Tiranë, Shkodër, Dibër , Korcë etj”, tha Prençi.
Sipas tij “Ne duhet të jemi të kujdesshëm në raport me situatat e pritshme, kanë nisur lëkundjet e para në rajonin e Elbasanit, kryesisht në Qukës. Do t’i lutemi Zotit të mos ketë pasoja por ne duhet të jemi të përgatitur sepse ekziston rreziku i tërmeteve në 2017 dhe në fillim të 2018 siç parashikohet dhe nga Gjeoshkenca”.
Në 30 nëntor 1967 u përshi nga tërmetet zona Dibër-Librazhd, duke shkatërruar 177 fshatra, ku gjetën vdekjen 12 veta dhe 174 të tjerë u plagosen. Karakteristike e këtij tërmeti është thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra.