Shemsi Prençi: Shumë i degjeneruari dhe mashtruesi tipik, Ulsi! E vërteta doli!

Nga Shemsi Prençi

Shumë i degjeneruari Ulsi!

Të parët na kanë mësuar të kemi durim sepse e vërteta vonon por nuk harron!

Në fakt ashtu ndodhi…

Disa e kanë ditur se je një mashtrues ordiner, por “kazani” gjerman Bild tregoi publikisht surratin (se fytyrë nuk ke ti) Tuaj të vërtetë, prej servili dhe mashtruesi të paparë.

Të gjithë dibranët që të ndihmuan për të shkuar në Parlament në vitin 2013 i abondonove dhe i le rrugëve, duke u servilosur tek lideri, duke mashtruar shokët e përfituar për vete e familjen tënde.

Po po Ulsi, të gjithë i ke gënjyer ashtu si gënjeje në përgjime Bert Agën, duke i thënë se: “e kishe për poste më të larta”, e duke ia kaluar topin Xhemalit.

E more më qafë dhe e fute në rrugë pa krye, Bert Agën i cili kurrë nuk mori post, por përkundrazi ju shkatërrua jeta dhe familja e madhe, ku vëllain ia arrestuan për trafik droge dhe nipin ia rrëmbeu mafia dhe sot nuk dihet ku e kanë.( Ndjesë familjes Aga për kujtesën dhe shqetësimin).

Sa i shpifur paraqiteshe në përgjime ti dhe soji juaj i Rilindjes. Në fakt ne që ju njohim, pamë surratin e vërtetë të mashtruesve ordinerë.

Dikur në vitin 2013 mblidhje vota ndershmërisht si opozitar pa paguar as çajin në klubet e thjeshta të fshatrave të Dibrës, ndërsa në përgjimet e vitit 2016 shfaqesh si pushtetar koopetent duke mashtruar “bashkëpunëtorët e denjë” që vetë e kanë fajin që kurrë nuk të njohen as mendjen dhe as surratin.

Uroj të të kenë njohur e sidomos Berti që kurrë nuk bëri karrierë se kurrë nuk e ndihmove e në fakt edhe nuk e meriton se kaq e ka kapacitetin se zvarritet nëpër Ulsi e Xhemala për një cop shef komisariati ne Bulqizë! (mirë ti bëhet).

Tani me Dibren ke mbaruar punë se i ke përlyer gjithë shpuren atje, por ti o mashtrues nuk heq dorë nga zanati dhe vazhdon të mashtrosh Dibranët e ndershem në Tiranë ( Laprakë e Paskuqan).

Turp turp turp se në Diber nuk guxon të shkosh as në ish shtëpinë tënde.

Ah se harrova me të pyet se si shkoi puna e “furres” ku do piqje Presidentin e Republikes?!

E tregove veten se je jurist më i dobët se Arta e cila nuk e poqi por i la të digjen dosjet 339/1 dhe 184 dhe tash nga thatësira po ikin fletët e disqet deri në Gjermani se: nuk mundet të shpjegohet ndryshe që Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Parlamentin Shqiptar të shprehet se : “ Do e pjek Presidentin në furrë”. Këtë nuk duhet ta dëgjojmë dhe nga goja e një deputet me arsim Agranomi apo i pa shkollë e jo më nga palojuristat si ty.

Turp, turp, turp.
Pra nuk je gjë tjeter vetem se një trap mashtrues ordiner.
Suksese në jetë!

Shënim i redaksisë: Ky është opinioni i Shemsi Prençit, por jo domosdoshmërish i redaksisë. Nëse zoti Manja ka reagim, ne jemi të hapur për botim.

SHKARKO APP