Sharje dhe grusht në parlament Berisha-Braçe:”Mbylle gojën o qen!”

“Buçe, këlysh e qen”, fjalor fyes dhe tension në Kuvend, sherr mes Braçes e Berishes

Seanca e parlamentit eshte tensionuar fort kur deputeti Erion Braçe ka sulmuar ish-kryeministrin Berisha me fakte, sipas tij, ku drejtesia duhej ta fuste ne burg Berishen. Ne nje moment Braçe i eshte drejtuar nje deputete me ” buçe”, çka e tensionuar shume seancen. Ka reaguar nga salla Berisha duke treguar gishtin kunder Braçes dhe eshte ngritur nga vendi drejt deputetit Braçe. Por deputeti i PS-se i eshte drejtuar ish-kryeministrit me fjalet ” Mos bej si qen!” Nderhyn me vrap Edi Paloka per te goditur deputetin Braçe, por futet Garda menjehere.

Menjehere ka nderhyre kryetari i Kuvendit Meta duke kerkuar pushim derisa situata te qetesohet. Por me pas ka rifilluar edhe njehere seanca. Nuk ka vonuar dhe ka plasur sherri deri ne fyerje mes PS e PD. Flamur Noka ka kerkuar mbledhjen e Byrose se Kuvendit qe te perjashtohet deputeti Braçe, por nuk ka vonuar edhe perseri plasi sherri ne sallen e Kuvendit.

Ja debati-sherr

Në një moment teksa po fliste Braçe, gazetaret thonë se ka ndërhyrë nga vendi deputeti Ristani duke i thene mos bej si kelysh koneje. Fjalët që thonë deputetët nga vendi nuk dëgjohen mirë pasi janë pa mikrofon

Braçe: Po shikoj njërin këtu që qesh ( flet për Ristanin). Po buçe, po buçe, po buçe!

Nderhyn Berisha por nuk degjohet

Braçe: Po të them dhe njëherë e ke filluar me këta të tutë, nuk ke lënë njeri pa përfolur nga këta të tutë, duke filluar nga rreshti i parë deri tek i fundit. S’ke lënë njeri pa e damkosur ti vetë. Nuk ke lënë njeri pa përfolur.

Berisha e akuzon nga vendi por nuk dëgjohet

Braçe: Ti do vish ta provosh në gjykatë.

Berisha flet nga vendi: Ti je këlysh i vogel po dollarët ke marrë shume

Brace: Sali boll mos bëj si qen. Ulu aty se e di çfarë halli ke. Ulu ore aty.

Berisha: Je këlysh i vogël.

Braçe: Dëgjo këtu qen i madh.Dëgjo këtu.Ça ka mo?

Ka pasur dhe tension mes Palokës dhe Braçes. Gazetaret qe ndodheshin ne seance thone se Paloka është afruar tek foltorja dhe ka tentuar të godasë me grusht Erion Braçe. Garda ka nderhyre per te mos agravuar situaten.

Tensioni

Kuvendi nisi punimet pas 5 minutash sërish me tension.  Deputetët e opozitës kërkuan që të mblidhet byroja për të marrë masa ndaj Braces në Kuvend.

Në një moment deputeti Roland Keta tenton ti afrohet foltores ku ndodhet Brace, garda formon gardhin.  Tensioni detyroi Meten te ndeprese seancen per 30 minuta.

Flet Erion Braçe pas seances se sherrit:

As qe dua t’ia dije nga kjo bande kriminelesh te opozites e cila ka bere krime e varre ne Shqiperi. Do ti denoncoj perdite keta bandite dhe sidomos Sali Berishen, tha deputeti i PS-se duke dale nga seanca e cila eshte pezulluar.

Prononcimi i ish-kryeministrit Berisha pas seances se pezulluar nga perplasja:

Denoncova ne parlament mafien e Edi Rames qe iu jep tenderave miqve dhe grupit te tij ndaj u acaruan. Dhe do te vazhdoj te flas per vjedhjet dhe korrupsionin qe po bejne keta bandite ne qeverisje.

SHKARKO APP