Sherr dhe grushta në selinë blu

Nuk ka qetësi në PD. Në mbledhjen e ditës së enjte të kryesisë PD-së, raportohet se Valbona Mezini ka akuzuar Gjanën se ka udhëhequr manipulimin e garës për kreun e PD-së për llogari të Lulzim Bashës.

Sipas mediave, pas këtyre akuzave, janë nxehur gjakrat në mbledhje dhe Gjana ka tentuar ta godasë fizikisht. Kanë ndërhyrë deputetët që grushtat të pushtonin sallën.

Kujtojmë se Jemin Gjana ishte kreu i Komisionit Zgjedhor të PD-së gjatë garës që Lulzim Basha fitoi ndaj Eduard Selamit. Me sa duket grupet dhe interesat e ndryshme në PD po kristalizohen përditë e më shumë, aqsa grushtet tunden në mbledhjen e kryesisë së PD. Selia blu ndodhet në një moment të vështirë politik dhe organizativ. Largimi në mënyrë të dhunshme i figurave historike të PD-së si dhe heshtja kur duhej folur apo dalja kur duhej heshtur e ish-liderit të PD-së ka shkatërruar hierarkinë në këtë forcë politike. Eshtë fatkeqsi për opozitarizmin shqiptar se si një forcë politike, lidershipe e demokracisë në fillimet e saj, tashmë po kthehet në një vend sherresh e kulisash.

Janë shumë të pakënaqurit nga drejtimi i partisë, një prej tyre edhe Jamarbër Malltezi. Ai ka deklaruar në mbledhje se demokratët janë të demotivuar dhe se duhej të ngrihej zëri dhe të denoncohej vjedhja e votës, por në të kundër nuk u dokumentua asgjë.

“Duhej të ngrinim zërin dhe denonconim vjedhjen e votës. Demokratet janë të demotivuar. Nuk dokumentuam asgjë”, raportohet se ka thënë Malltezi.

Ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha ka thënë në fillim të mbledhjes së kryesisë që pritet të zgjsë se qëllimi i analizës është përbashkimi:

“Të ndërtojmë përgjigjen për skemën dhe infrastrukturën e blerjes së votës dhe shantazhimit. Ta identifikojmë infrastrukturën e tyre emër për emër, kudo në çdo zonë”.

Pak ditë më parë, kundërshtari tjetër i kreut të PD-së, ish-deputeti Astrit Patozi kërkoi që Basha të njohë një grupim të ri brenda partisë.

Pas lajmit që doli në media se Gjana ka tentuar ta godasë Mezinin, pasi kjo e fundit i ka ndërprerë disa herë fjalën, Basha mësohet të jetë shprehur se përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve e ka mbajtur ai përpara anëtarësisë.

“Sulmet ndaj njëri tjetrit i shërbejnë vetëm Ramës. Ato që kaluan nuk ishin zgjedhje, por luftë. Ccdo sulm pa fakte ndaj PD është në fakt në shërbim të Ramës”, ka thënën Basha.

Grushtat sot i janë treguar një femre, por nesër do pëlcasin edhe mes drejtuesve dhe ish-drejtuesve, jo vetëm në kryesi, por edhe në bazën e PD.

 

SHKARKO APP