Sherr mes “kaubojsit” Eduart Ndocaj dhe kreut të FRESH-it Ermal Pacaj

“Kaubojsi” sulmon kreun e FRESSH:

 Më servilosej për një panine me salçiçe

“Kaubojsi” ka sulmuar së fundmi strukturat e PS-së në qarkun e tij, në Lezhë. Duke folur për kreun e FRESSH, i cili garon për kreun e PS-së në këtë degë, Ndocaj thotë se ai është një person që ka uzurpuar të gjitha funksionet në Lezhë.

“Një njeri pa personalitet politik dhe i pa aftë dhe totalisht servil. E them këtë nga përvoja ime personale në 2013-ën se vinte e u serviloste për një panine me salçiçe. Një mashtrues ordiner dhe qe ka uzurpuar disa funksione në PS e Lezhës sa që edhe Taulant Balla në një mbledhje i ka thënë: “Po t’i more djalë i paske lënë shokët pa asgjë, i paske marrë krejt postet në Lezhë”, shkruan Ndocaj në faqen e tij në Facebook.

“Kaubojsi” e ka marrë seriozisht fushatën për kreun e PS-së. Ai është shumë aktiv në Facebook dhe sigurisht në zonën e tij elektorale. Një ditë më parë ai denoncoi situatën në maternitetin e Lezhës.

 

Kundërpërgjigjet Ermal Pacaj: Ti “kaubojs” je edhe Don Kishot,edhe Sanço Panço, edhe gomar!

Në një postim me titull “Eduarti i Mançes” në Facebook, Ermal Pacaj, përfaqësues i PS në Lezhë, i është përgjigjur deputetit Eduart Ndocaj, që e kishte konsideruar atë një strukturë ilegale dhe si një servil që i shkonte nga pas “për një panine me salqiqe”.

“Nëse Servates do e kishte shkruar Don Kishotin me 2016 dhe jo ne 1605 pa dyshimin me të vogël që nuk do bënte personazhe në Librin e tij as Don Kishotin, as Sanço Pançon dhe as Gomarin e Sanços, por do kishte bërë vetëm Eduart Ndocaj i cili është edhe Don Kishot (vetëm se ky nuk lexon se nuk di), edhe Sanço (qesharak) edhe Gomarin (Gomar). Ti nuk flet dot për PS, Eduart, ashtu sikur nuk flet dot për Procesin në PS, ashtu sikur nuk flet dot as për Ermalin.”, – i është përgjigjur Ermal Pacaj që akuzonte Ndocaj.

“Nuk flet dot dhe as nuk shkruan dot, dhe nuk e bën dot se nuk di dhe nuk di se je gomar! Konceptet e tua prej shpellari për një parti me bazë fisnore nuk njihen si nocion në Partine Socialiste, mundet të njihen tek partia ku je kryetar ti, ose tek ajo ku je nënkryetar ti ose tek ndonjë parti tjetër të cilën do ta krijosh nesër në mëngjez….– vijon më tej Pacaj.

“Eduart, nuk është faji im se socialistet e Lezhës nuk të njohin dot si deputet të tyre dhe madje nuk të konsiderojnë fare deputet. Ti, unë dhe gjithë socialistët e dinë kush është deputeti i Lezhes.Ti nuk je Eduart, ti je deputet i katër njërëzve mishdashës, deri këtu shkon ti. Eduart, nuk është faji im se ti merresh me mua ndërkohë që ti dhe kapelja jote qesharake duhet të merren me konkurentët e tu prej verteti siç janë Lek Plepi dhe Ujku i Cerrikut. Në të vertetë edhe atyre ua ke marrë audiencen. Eduart, ndërkohë që po shkruaj një miku im që të njeh edhe më mirë se unë(Eraldo) po insiston duke me thënë: ‘Lene o burrë se është budallë….! (Marrë nga lapsi)

SHKARKO APP