Sherr për foton Rama-Obama
Nga Spiten Prulli
Fotoja e realizuar mes Presidentit të SHBA-ve, Barak Obama dhe kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama në vitin 2012 ka kushtuar 80 mijë dollarë amerikanë. Ky fakt është pranuar nga shqiptaro-amerikani Bilal Shehu në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fotoja që u përdor nga kreu i PS-së para dhe gjatë fushatës elektorale të vitit 2013, rezulton se është bërë në një takim për mbledhje fondesh gjatë garës elektorale të Presidentit Barak Obama. Lajmi është publikuar në mediat më prestigjioze ndërkombëtare, si “Reuters”, “Daily Mail”, etj.
Shqiptaro-amerikani Shehu që merret me biznesin e makinave dhe që mediat amerikane e cilësojnë si “shofer limuzine” është personi që ka mundësuar futjen e Ramës në takim, duke blerë biletat për pjesëmarrjen në pritje. Ligji elektoral në SHBA lejon donacionet dhe organizimin e aktiviteteve për dhënie fonde gjatë fushatës dhe Shehu ka shfrytëzuar të drejtën e tij si qytetar amerikan. Por ajo që rrezikon ta çojë në burg shqiptaro-amerkanin është origjina e parave. Nga sa ka thënë në gjyq, Shehu rezulton se 80 mijë dollarët i ka marrë nga një burim i huaj jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters”, shkruan se “Shehu pranoi fajësinë duke deklaruar se në shtator 2012 ai mori një transfertë bankare prej 80 mijë dollarësh “nga një burim i huaj” me dijeni të plotë se këto para duhej të përdoreshin për të paguar pjesëmarrjen në një aktivitet për mbledhje fondesh për fushatën e Obamës. Në shkrime nuk përmendet se cili është burimi i parave, por Reuters thotë se personi që përfitoi nga financimi ishte Edi Rama, aktualisht kryeministër i Shqipërisë.
“Një shofer limuzine nga Nju Xhersi pranoi fajin të mërkurën se ndihmoi në transferimin e 80 mijë dollarëve kontributeve nga jashtë për fushatën e Presidentit Barack Obama në vitin 2012 në mënyrë që një nënshtetas i huaj të mund të merrte pjesë në një aktivitet fushate,” shkruan Reuters.
Detajet e mediave amerikane tregojnë dhe detaje sesi u realizua fotoja e Kryeministrit Rama, në atë kohë lider i opozitës, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. Sipas mediave, Shehu kishte siguruar dy bileta për të marrë pjesë në takimin e mbledhjes së fondeve të Obamës, një biletë për vetë dhe një për gruan. Secila prej tyre kushtonte 40 mijë euro. Në pritje Shehu është paraqitur me kreun e PS-së, Edi Rama ku dhe u realizua fotoja me Presidentin Obama.
Sipas ligjit amerikan që zbatohet nga Zyra Federale e Fushatave Elektorale është e ndaluar që një qytetar i huaj (jo amerikan) të japë para, apo të dërgojë fonde për zgjedhjet lokale apo presidenciale në SHBA. Kjo ligj funksionon që nga viti 1966 dhe ka si qëllim largimin e çdo ndikimi të huaj në politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Personat që thyejnë këtë ligj dënohen me gjobë të rëndë monetare dhe me burg. Konkretisht shqiptaro-amerikani Shehu mund të dënohet me 5 vjet burg dhe 250 mijë dollarë gjobë.
Ngjarja ka ndodhur 4 vjet më parë dhe dyshime për financimin e saj ka pasur dhe më parë. Në vitin 2012 një kongresmen amerikan, Dana Rohrabacher dhe më pas Partia Demokratike hodhën jo pak akuza për blerjen e fotos dhe shitjen e saj në Tiranë, si sukses i marrëdhënieve personale të Edi Ramës. Nga Kryeministri Rama dhe stafi i tij nuk ka pasur asnjë koment, as në vitin 2012 dhe as tashmë që debati është rindezur sërish pas procesit gjyqësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë që dalja e detajeve të reja ka sjellë një valë reagimesh në opinionin publik dhe rrjetet sociale. Më i ashpri ishte dje analisti Fatos Lubonja, i cili shkruan se kjo foto tregon se paratë e krimit në Shqipëri mund të keqpërdorin dhe amerikanët, deri te Presidenti i SHBA. Në qëndrimin e tij ka dhe një pyetje për ambasadorin e SHBA, Donald Lu, pra nëse mund t’i besohet drejtësia një njeriu që është në konflikt me drejtësinë e vendit të tij për burimin e 80 mijë dollarëve, por edhe në konflikt me drejtësinë e SHBA për financimet e huaja në fushatë.
“Për shqiptarët dhe Donald Lu! A do ta kuptojnë më në fund shqiptarët se me paret e krimit shqiptar mund të (keq)përdoren edhe amerikanët, deri presidenti i SHBA, prandaj shpresën për drejtësi duhet ta mbështesin tek lufta e tyre e përditshme për dinjitet dhe ndershmëri dhe jo tek të huajt? Po Donald Lu, a do të reflektojë më në fund, sadopak, se nuk mund t’i jepet drejtësia në dorë një njeriu që, qoftë edhe vetëm për këtë akt, është në konflikt me drejtësinë – sepse duhet të shpallet nën hetim nga Prokuroria shqiptare për burimin e 80 mijë $, dhe “persona non grata” në SHBA për shkelje të ligjeve amerikane?”,- shkruan Lubonja duke akuzuar ashpër Ramën.
4 vjet duket një kohë e largët për politikën shqiptare, megjithatë në çdo kohë, 80 mijë dollarë ose rreth 100 milionë lekë, për një foto janë shumë. Aq më tepër kur nuk dihet kush i dha ato para.
Dhe kur akuzohet një kryeministër për këto 80 mijë dollarë për një foto. Edi Rama duhet të shpjegojë nëse ka gisht në këto transferim dollarësh në mënyrë të paligjshme apo është një akuzë politike e cila ka për qëllim ta diskretitojë atë.
Nëse nuk flet, jo me ironi e batuta, atëhere dyshimi kthehet fakt. Fakti dënohet. Dënimi nuk është vetëm politik…
Departamenti Amerikan i Drejtësisë konfirmoi shkrimet e mediave amerikane
Departamenti Amerikan i Drejtësisë konfirmoi shkrimet e mediave amerikane mbi skandalin në pritjen e Obamës. Konfirmohet që Bilal Shehu ka paguar para në mënyrë të jashtëligjshme me qëllim foton e famshme mes Edi Ramës dhe Barak Obamës.
Sipas deklaratës së publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Bilal Shehu tregoi burimin e 80 mijë dollarëve.
“Në përpjekje për të siguruar një hyrje në një event për mbledhjen e fondeve me një shtetas të huaj, të cilit i ishte ndaluar hyrja por ë cilit iu mundësua një foto me Presidentin”- thuhet në deklaratën zyrtare.
DEKLARATA E PLOTË E DEPARTAMENTIT TË DREJTËSISË
Një person në Nju Xhersi u shpall fajtor pasi ka ndihmuar në mbledhjen e kontributeve të huaja përgjatë fushatës presidenciale të vitit 2012.
Një burrë në Paramus Nju Xhersi u shpall fajtor gjatë ditës pasi ka ndihmuar në injektojë 80 mijë dollarë kontribute prej një burimi të huaj në fushatën e mbledhjes së fondeve për Presidentin e ShBA-ve gjatë zgjedhjeve të vitit 2012 bën me dije Asistenti Ligjor i Prokurorit të Përgjithshëm Leslie R. Caldëell nga Departamenti i Divizionit Kriminal dhe Prokurori Amerikan Paul J. Fishman i Ditsriktit të Nju Xhersit.
Bilal Shehu 48 vjeç u deklarua fajtor përpara Gjykatësit Madeline Cox Arleo e Distriktit të Nju Xhersit sipas një informacioni që akuzon atë se me vetëdije dhe nismë personale ka derdhur kontribute të huaja që kanë të bëjnë me zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 të pëmbledhuar në 25 mijë dollar ose me shumë në një vit kalendarik. Vendimi do të jepet në 5 Tetor, 2016.
Në bazë të deklarimeve të tij, Shehu një qytetar amerikan që jeton në Nju Xhersi pranoi se në shtator të vitit 2012 ai kishte marrë përafërsisht 80 mijë dollarë nga një burim i huaj dhe i kishte derdhur ato në një komitet mbledhje fondesh dhe në këmbim kishte arritur të siguronte autorizimin e komitetit të fushatës së presidentit në përpjekje për të fshehur origjinën e vërtetë të parave dhe e gjitha kjo me qëllim që një shtetas i huaj të mund të ishte i pranishëm në një takim elektoral që do të zhvillohej në San Fransisko në 8 Tetor 2012.
Ligjet federale e ndalojnë kategorikisht që shtetas të huaj të derdhin kontribute në fushatat elektorale të kandidatëve federal.
Më herët gjatë Shtatorit, Shehu kishte marrë në llogarinë e tij bankare një shumë pre 80 mjijë dollarësh që vinin nga një llogari bankare e huaj duke e ditur se ai do ti derdhte ato para në fushatën elektorale, siç vetë ai e pranoi.
Ja foto Rama- Bilal Shehu shpërdarë nga Departamenti Amerikan i Drejtesisë
Shehu pranon se më herët gjatë Tetorit 2012 kishte fluturuar në San Fransisko në përpjekje për të siguruar një hyrje një event për mbledhjen e fondeve me një shtetas të huaj, të cilit i ishte ndaluar hyrja por që iu mundësua atij një foto me Presidentin.
Askush prej komitetit të mbledhjes së fondeve është akuzuar për shkelje sa i takon funksionimit të komitetit të mbledhjes së fondeve dhe ata janë angazhuar për të bashkëpunuar maksimalisht në hetimin që ka të bëjë me të akuzuarin.
FBI-ja e ka hetuar këtë rast. Prokurorët Charles Walsh dhe Peter Halpern i Divizionit të Krimeve dhe Seksionit të Integritetit Publik si dhe Asistenti i Prokurorit Mark J. McCarren i Distriktit të Nju Xhersit janë ata që po hetojnë çështjen.(Marre nga Departamenti Amerikan i Drejtesise)
STATUSI I BERISHËS NË FACEBOOK
Ne New York plas skandali trondites “Bilalgate”!
“Burri” apo “bashkeshorti” i Edi Rames, taksisti Bilal Shehu rrezikon 13 vjet burg!
Te dashur miq, agjensia Reuters dhe rrjete televizive amerikane informojne se ne SHBA ka plasur nje skandal i ri trondites, ne te cilin jane direkt te implikuar taksisti militant socialist Bilal Shehu dhe kreu i PS, Edvin Kristaq Rama.
Ne pranveren e vitit 2012, Edvin Kristaq Rama botoi ne mediat e vendit nje foto, ne te cilen kishte dale gjate nje dreke me Presidentin Obama. Ne kete dreke ne krah te Rames eshte dhe Bilali. Fill pas kesaj u mor vesh se dreka ishte me bileta 40 mije dollareshe per person. Bilali, ne thyerje flagrante te ligjit amerikan kishte blere dy bileta pra kishte paguar 80 mije dollare nje per vete dhe nje per Ramen, te cilin e kishte regjistruar ne dokumentet e pritjes si gruan, bashkeshorten e tij, pra ishin paraqitur si homoseksuiale te martuar.
Ligji amerikan ndalon rreptesisht kontributet nga vende te tjera ne fushaten elektorale te liderve amerikan. Me kerkese te kongresmeneve amerikane, FBI hapi nje hetim. Bilali, i gjetur ngushte dhe ne pamundesi per te justifikuar burimin e 80 mije dollareve qe shpenzoi per dy biletat, u be i penduar dhe shiti gruan e tij, Edi Ramem si njeriun qe i kishte dhene atij parate per te blere biletat.
Megjithese i penduar, Bilali do vuaje se paku 7 vjet burg per dy vepra penale. Se pari, shkeljen e rende te ligjit amerikan te financimit te fushates elektorale dhe se dyti, per bashkepunim ne larjen e parave te pista me Edi Ramen.
Por ekziston mundesia te denohet edhe per mashtrim apo fallsifikim dokumentash me te cilat ai ka regjistruar Ramen si gruan e tij. Se fundi, vet Rama ne epiqender te skandalit “Billal-gate”, rrezikon te denohet edhe ai gjeri ne 7 vjet burg per larje parash te pista dhe mashtrim martese pere paraqitjen e tij si bashkeshortja e Bilalit per qellime perfitimi! sb