Sherr PS-PD për formularin e dekriminalizimit.Nuk bien dakort

Këshilli i Legjislacionit u mblodh në orët e mbrëmjes së të mërkurës me një çështje të vetme në tryezë; atë të akteve nënligjore për ligjin e dekriminalizimit dhe ajo që u vërejt që në fillim të punimeve ishte ndasia e madhe mes palëve.

Dakortësia e shprehur në miratimin e ligjit është krisur pas letrës së Zyrës Juridike të Kuvendit që thotë se aktet nënligjore nuk mund të miratohen nga Kuvendi pasi janë në shkelje me Kushtetutën dhe me akt nënligjor do të ngrihet edhe i famshmi formular i vetëdeklarimit.

Partia Demokratike ka paraqitur 9 ditë më parë propozimin e vet për formularin e vetëdeklarimit, ndërkohë që Partia Socialiste ka bërë të njëjtën gjë këtë të mërkurë. PS thotë se ka dorëzuar propozimin e vet për formularin e vetëdeklarimit në mënyrë të njëanshme pasi të njëjtën gjë ka bërë edhe PD më 23 shkurt.

Kjo ishte molla e sherrit mes palëve sepse opozita e kundërshton propozimin e socialistëve duke deklaruar se cënon thelbin e gjithë ligjit të dekriminalizimit.

Ndasitë mes palëve u vunë re që në pikën e parë të propozimeve përkatëse për formularët e vetëdeklarimit.

Formulari i PD-së ka një pyetje gjithpërfshirëse ku u kërkon deputetëve dhe zyrtarëve të tjerë që t’i përgjigjen pyetjes “a jeni arrestuar ndonjëherë”, ndërsa ai i socialistëve është më konkret. “A jeni dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata- pyesin socialistët.  Ndryshimin, deputeti Balla e shpjegoi duke marrë si shembull Arben Ristanin.

“Zoti Ristani, ju kërkoj ndjesë për shembullin që do të marr dhe unë sinqerisht mendoj që rasti juaj nuk përfshihet në këtë; por përse t’i futesh ti një hullie juridike për të plotësuar arsyet e ndalimit tuaj në një formular?”, tha Balla.

Demokratët kundërshtojnë propozimin e socialistëve në dy pika; në formularin e vetëdeklarimit dhe në institucionin verifikues të këtij vetëdeklarimi.

“Verifikimi i drejtpërdrejtë nga institucionet dhe në këtë rast është prokuroria, është një element kyç i ligjit. Heqja e këtij elementi heq gjysmën e mekanizmit verifikues që ka ligji, pra e cungon dhe e bën jo efektiv ligjin”, deklaroi përfaqësuesi i demokratëve në këtë Këshill, Oerd Bylykbashi.

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla mbrojti propozimin e vet duke deklaruar se ai shmang shkeljen e Kushtetutës.

“Nuk mund të bëjmë një akt ligjor që të dalë mbi ligjin. Nuk e bëjmë dot këtë”, u shpreh Balla.

Demokratët e interpretojnë këtë qëndrim të socialistëve si mungesë vullneti për zbatimin e këtij ligji. Sherrnaja vazhdoi deri ne ora 23.00 dhe palet nuk rane dakort. PS-ja akuzon PD-ne se po e ben kastile ndersa selia blu thote se nuk don selia roze !

Taulant Balla deklaroi se i qendr0jme strikt ligjit dhe nuk jemi dakort me ate çka kerkon PD. Ndersa Bylykbashi i grupit parlamentar te PD-se thote se formulari eshte marre nga FBI. Dhe shtoi se Rama nuk do ta miratoj ligjin per dekriminalizimin.

Deputeti Taulant Balla prezantoi dy modelet e shumicës,  të cilat sipas tij janë gërmë për gërmë siç pohon ligji.

Balla: Shumica ka propozuar dy modele, i pari rendit me hollësi rastet për kandidim. Modeli i parë është i  ngjashëm me atë që aplikon Italia. Variantet e propozuara janë germë për germë siç pohon ligji.

Partia Demokratike ka paraqitur në Kuvend dy formularë vetëdeklarimi.

Bylykbashi: PD ka paraqitur dhe dy projektformularë. Institucionet kompetente të kenë mundësi të bëjnë kërkesën për verifikim. Një element tjetër verifikimi i fakteve kur vijnë jashtë Shqipërisë.

Nga ana tjetër, kreu i Kuvendit Meta tha se nuk i kanë humbur shpresat për të arritur tek konsensusi.

Pasi bënë propozimet, u duk se palët ranë dakord me propozimet e ngjashme pothuajse me njëra-tjetrën.

Ajo që i ndante ishte formulari i vetëdeklarimit, ku sipas opozitës ka një pikë dhe disa pika që mund të çojnë në dështimin e  ligjit për dekriminalizimin.

Më vonë ishte Xhafa që ngriti një shqetësim nëse Këshilli ka tagrin për të marrë vendimet dhe u kërkoi kujdes që të mos ketë kthim pas për ndryshimet në Kushtetutë.

Kaq mjaftoi që opozita të akuzonte mazhorancën se me këto hapa që ka ndjekur ka penguar dhe po vazhdon të pengojë miratimin e ligjit të dekriminalizimit.

Shqetësimi i Xhafajt u quajt si një akt provokimi nga opozita. Debate gjithashtu solli edhe MEMO e Kuvendit.

 Pjesë nga debatet

Xhafaj: Shikoj vendimet dhe të dy keni gjetur bazën ligjore  pikën 1, neni 78 e Kushtetutës. A është kjo dispozita e përshtatshme që mund të na lejojë ne të marrim një vendim të kësaj natyre në Kuvendin e Shqipërisë? Konsensusi është i rëndësishëm, por një konsensus që del mbi Kushtetutën dhe ligjin nuk besoj që është konsensusi që do duhet. Vullneti i partive nuk është mbi vullnetin e Kushtetutës dhe ligjit. E dyta, këtu ka qenë detyrim i Kuvendit dhe jo grupeve parlamentare për të sjellë këto. Kuvendi ka ngrit një grup pune dhe gjithçka i lihet në dorë këndvështrimeve partiake që shpesh herë janë dhe të deformuara. Së treti ne jemi Këshill konsultativ, marrim dot ndonjë vendim ne? Ju thatë vendim nuk marrim, çfarë vendimi do marrim ne? Së katërti, këtu Prokuroria është organi kyç ligjzbatues që do të merret me këtë çështje, e ngarkon ligji dhe vendimet që kanë përgatitur kolegët dhe fokusohen në të njëjtën qasje. Është pyetur ky organ për këto gjëra, do ti merret një mendim, do konsultohet?Apo po vendosën partitë dhe Kuvendi, këta të tjerët në Republikën e Shqipërisë janë kot?Qëllimi është shumë i mirë.

Halimi: Ndenjëm 3 orë këtu se kërkonin ekzekutimin e një vendimi të gjykatës Kushtetuese për ndërprerjen e mandatit të një deputeti që kishte përfituar fonde publike.Me të njëjtat artifica vendimi i gjykatës kushtetuese u hodh në kosh. Mazhoranca tha dje nuk e zbatoi vendimin e Kushtetuese, do ti mbroj deputetët një më një. Sot na vjen një MEMO që nuk ishte një MEMO e përgatitur nga sekretariati, është një MEMO totalisht e përgatitur nga PS, kjo u tha tani. Pasi ka tre muaj që ligji është miratuar vimë dhe themi qenka antikushtetes. Po si mund ta miratojmë ne tani këtë, si mund ta bëjmë efektiv. PS po bën bllokimin e ligjit për dekriminalizimin.

Meta: Nëse opozita mendon se nuk ka asnjë problem kushtetues dhe kundërvënie ligjore për zbatimin e këtij ligji ne të ecim përpara, të arrijmë konsensusin për të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim korrekt dhe strikt të ligjit dhe të vazhdojmë punën.Për të evituar çdo lloj dyshimi se këtu ka një alibi për të penguar dhe zvarritur procesin.

 Bylykbashi: Është për të ardhur keq vërtet që ne vëmë në diskutim shinat proceduriale.Autoritetin dhe kompetencën për miratimin e akteve nënligjore e ka Këshilli i Mandateve.Unë dhe zoti. Balla jemi me vendim të Kuvendit pjesë e këtij operacioni deri sa të mbyllet dhe grupi i punës ka vetëm rol asistues. Ajo që kemi konstatuar sot në mesditë ka qenë dicka e paprecedentë, administrata e Kuvendit dhe mënyrat si kanë rrjedhur gjërat dhe siç janë në këtë moment, ka bërë një MEMO që ka prapavijë politike.Por për të hyrë në konsideratën e atyre gjërave që janë thënë në MEMO në gjykimin tim, kam ardhur në një moment që kam vënë dhe duart në kokë sepse nuk e kuptoj sesi mund të propozohet për një ligj të miratuar nga Kuvendi të nxjerrim për zbatim një ligj tjetër.Duke qenë se as unë as Xhafa nuk kemi tagër gjykimi kushtetues por kemi bindjet tona diskutimin mes nesh e ka mbyllur Kuvendi me 17 dhjetor duke bërë ndryshimin kushtetues dhe duke miratuar një ligj mbi bazën e Kushtetutës.Është debat i mbyllur.

Balla: Janë shumë pak diferenca. Ne kemi bërë një diskutim shumë të gjatë për të arritur në projektligjin dhe më pas në ligjin e  miratuar nga kuvendi. Ky ligj është në fuqi. Një akt nënligjor nuk mund të dalë mbi ligjin.

Gjithsesi e lane nje dere hapur per te diskutuar edhe para seances parlamentare te dites se enjte.

 

 

SHKARKO APP