Shikoni çfarë bukurie mahnitëse në rrugën turistike për në Vermosh

Vermoshi është “çengeli” ku varet harta e Shqipërisë, një zonë brilante malore, me ajër të freskët dhe me një bollek mikpritje malësore të atyre anëve të Kelmendit, të famshëm në histori. Tashmë edhe me ndryshime të mëdha në infrastrukturë, falë investimeve të mëdha të bërë në dy vitet e fundit. Tonin Marinaj kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, bashki e cila ka nën administrim edhe zonën e Vermoshit dhe Kelmendin, thotë se falë dashamirësisë se Edi Ramës po bëjmë shumë investime në Bashki e në zonën për në pikën turistike të Vermoshit. Po vijnë qindra e qindra turistë ndaj po marrim masa për mijëra të cilët mbushin zonën turistike malore në muajt e verës.

12496349_10153505324731523_1314012544507720523_o (1)

10006075_10153505324681523_6120955170497711390_o

Kulmi, thotë Tonin Marinaj, kryetari energjik i bashkisë, do të jetë muajin gusht, kohë kur lendinat mbushen sa nuk ke ku hedh as mollën.Po ndryshojmë konceptin e turizmit, në sensin e promovimit të bukurive të zonës. Por turizëm pa rrugë, thotë Marinaj, nuk ka ndaj kryeministri Rama i dha shumë prioritet zonës turistike duke akorduar projekte e fonde për infrastrukturën. Eshtë një perlë Vermoshi, ku nuk duhet humbur rasti ta vizitosh. Ka plot biznesmenë e qytetarë të cilët po turren, tani që rruga u shtrua, për të blerë shtëpi e bujtina në Vermosh e krejt zonën tonë- përfundon Tonin Marinaj.

12747389_10153505324476523_2049547289343313147_o

Rruga turistike e Vermoshit e transformuar rrënjësisht për udhëtarët shqiptarë e të huaj që, falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, do të përfitojnë kënaqësinë e posaçme të mrekullisë natyrore, në kushte tërësisht të reja për turizmin malor, shkruan Rama sot në Facebook.

12771717_10153505349976523_8477724866438209270_o 10644358_10153505324966523_1708603482532241913_o 12719220_10153505324936523_4946970106091069549_o 12778688_10153505324876523_6861472173350870373_o 12771699_10153505324761523_8771935614585130152_o 12771982_10153505324741523_2384323200162867737_o 12496349_10153505324731523_1314012544507720523_o 10006075_10153505324681523_6120955170497711390_o 12768111_10153505324656523_5561702909916214940_o 12764396_10153505324566523_3913556698193314845_o 12764454_10153505324551523_9115998397284628021_o

SHKARKO APP