Shikoni Pandeli Majkon kur thotë në Paris: Unë jam një muxhahedin!

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=4Q9w1VgOqZU” width=”560″ height=”315″]

Në mes të Parisit, Pandeli Majko mbajti një fjalim të zjarrtë mes muxhaheidinëve, në vitin 2014. Bashkë me Arben Malajn, Mimoza Hafizin dhe 40 socialistë të tjerë, Majko mori pjesë në një aktivitet të opozitës iraniane. Aty tregon se kaloi disa ditë të bukura në Paris, në shoqërinë e Hasanit dhe Mehdiut, dy iranianë në ekzil. Kaq mjaftoi. Majko frymëzohet duke shndërruar thënien e Kenedit, “Ich bin ein Berliner” (Unë jam një berlinas) në “Unë jam një muxhaheidin!”. Thirrja e shqiptarit që vetëshpallet muxhaheidin elektrizoi sallën.

Me të njëjtin patos, Pandeli Majko përdor shprehjen e Martin Luter King “I have a dream”, “Unë kam një ëndërr!”. Por ëndrra e muxhaheidinit Majko është pak më modeste; Një ditë shpreson të hajë akullore në mes të Teheranit, me Hasanin dhe Mehdiun. Deklarata ishte si qershia mbi tortë për qindra iranianët e ekzaltuar. Muxhaheidinët shpërthejnë në duartrokitje, lot gëzimi dhe valëvitje flamujsh, adrenalinë, delir në sallë. Shihni videon për të besuar!

SHKARKO APP