Shirat vazhdojnë me intensitet të lartë edhe këtë të mërkurë

Nuk ndalojnë shirat. Përveç përmbytjeve shkatërruese të ditës së martë edhe sot (e merkurë) shirat do jenë të stuhishme. Rrezik i madh mbetet rritja e niveleve të lumenjve Drin-Buna, Mat, Shkumbin dhe Vjosë, si dhe të Liqenit të Shkodrës.

Veçanërisht, lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës paraqesin rrezik të shtuar për përmbytje gjatë ditës së sotme.

Po shkarkohen me intensitet hidrocentralet, ku nëveri mbrëmë gjithë natën ka monituar situatën ministrja e brendshme Albana Koçiu, kurse në jug ndodhet ministrja Mirela Kumbaro pasi Gjirokastra ka probleme serioze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshm. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi zyrtar:

Reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit. Në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kurbin, Durrës, Tiranë, Himarë, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër, Përmet reshje shiu me intensitet mesatar deritë lartë deri në orët mëngjesit. Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në orët e pasdites deri në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet deri të lartë kryesisht në Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Tropojë, Fushë Arrëz, Durrës, Tiranë, Kavajë, Fier, Berat, Vlorë,Himarë, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Në orët e mbrëmjes në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet mesatar ndërsa në verilindje në lartësitë mbi 600-800 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 700-900 metër kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim ireduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 4-5 ballë.

Sapo të mbarojnë ngricat, ditën e shtunë e me pas fillojnë ngricat e temperaturat me minus!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?