Basha: Edi Rama po kërkon viktima për të mbajtur pushtetin

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj shkarkimit të kryebashkiakut të Vaut të Dejës nga kryeministri Edi Rama.

Në një konferencë urgjente për mediat, Basha deklaroi se kryeministri po kërkon viktima dhe destabilizim të vendit.

Edi Rama ka shkarkuar sot Zef Hilën kryebashkiakun e Vaut të Dejës. Është hakmarrje personale politike, kundër një përfaqësuesi të ligjshëm, të denjë të njerëzve. Është vendim personal i Edi Ramës që përdor Këshillin e Ministrave si fasadë, dhe mercenarin Sandër Lleshi, një njeri i pa zgjedhur, i pa votuar, pa asnjë përfaqësim, për ta ndërsyer kundër njerëzve dhe opozitës. Nuk ka asnjë motiv dhe nuk ka asnjë arsye për shkakrimin e tij. Zef Hila nuk ka qenë as fizikisht dhe në asnjë mënyrë tjetër i përfshirë në incidentin e djeshëm në Vaun e Dejës. Shkarkimi është një akti kriminal i një autokrati të kriminalizuar që tani po përdor forcën e pushtetit vetëm për të mbrojtur bashkësundimin e tij me krimin”,- tha Basha.

Kreu i PD-së, akuzoi kryeministrin dhe deputetin Ton Doshi, si autorë të ngjarjes së ndodhur dje në Vaun e Dejës.

Sepse ajo që ndodhi në Vaun e Dejës ishte një skenar i organizuar nga Edi Rama me Tom Doshin për të krijuar konflikte. Edi Rama është duke kërkuar viktima për të mbajtur pushtetin. Edi Rama po kërkon të flijojë njerëz të pafajshëm për të mbajtur pushtetin. Dhe si përherë këto plane kriminale i bën dhe zbaton me të fortë dhe kriminelë. Ne nuk do ta lejojmë këtë plan antishqiptar, që mund të ndezë përplasje të madhe kudo“,- tha Basha.

Gjatë deklaratës së tij, Basha u bëri apel shqiptarëve që të mos provokohen nga segmentet kriminalë të qeverisë. “Rama po reagon si bishe e plagosur ne fundin e tij. Mos u provokoni nga skenarët kriminale te Ramës. Ndaj ju bëj thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, por edhe të gjithë qytetarëve, mos bini pre e provokimeve dhe e skenarëve kriminalë të Edi ramës dhe shpurës së banditëve të tij. Ne jemi të fortë. Ne jemi shumicë. Ne e dimë cila është rruga përpara dhe nuk ka asgjë që na kthen mbrapsht. Ne do jemi të gjithë shumë mirë. Shqipëria do të bëhet shpejt shumë mirë. Rama dhe mercenarët e tij do të jenë shumë keq së shpejti. Ata e dinë fundin e tyre, prandaj reagojnë si egërsirat e plagosura për vdekje”,- deklaroi Lulzim Basha.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP