ILDKP gati dosjen për hetim e arrestim të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë
Shkelqim Ganaj , kreu i ILDKP nuk fal njeri. Ka dhënë urdhër të prerë punonjësve të tij që të hetojnë çdo gjyqtar dhe prokuror, i cili ka pasuri që nuk e justifikon me pagën e tij apo me dokumenta ligjor. Ndaj nuk do të ketë qetësi dhe vegjetim për njerëzit e drejtësisë në Shqipëri. Përpos procesit të administrimit dhe verifikimit të deklaratave vjetore të pasurisë, për gjashtë mijë funksionarë publikë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive po verifikon dhe kalon në sitë dosjet e pasurisë të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, gjatë gjithë viteve kalendarike.
Teksa presioni i SHBA-BE, për goditjen e korrupsionit elitar, duke nisur pikërisht me hetimin e pasurisë së akumuluar, sa vjen e shtohet, një grup inspektorësh të ILDKP po verifikon me imtësi pasuritë e deklaruara ndër vite nga prokurorët dhe gjyqtarët. Mësohet se po hetohen tre gjyqtarë të gjykatës së lartë, të cilët nuk e justifikojnë pasurinë e tyre si dhe dy kryetarë gjykatash, njeri i faktit dhe tjetri në apel, të cilët në asnjë rrethanë nuk e justifikojnë pasurinë e vendosur. Janë bërë hetimet dhe priten rezultatet të dalin në publik. Mëndohet se për një gjyqtar të gjykatës së lartë ILDKP të kërkoj hetimin penal për mashtrime në deklaratën e pasurisë, ndërsa prokuroria ti kërkojë parlamentit arrestimin. Eshtë thirrur për të dhënë sqarime. ndonëse në gjykatën e lartë ka thënë kolegëve se ” nuk jam thirrur”.
Burime zyrtare nga ILDKP se ka nisur një proces intensiv për identifikimin dhe denoncimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët posedojnë pasuri të pajustifikuar, që kanë nënshkruar deklarata të rreme pasurie si dhe për ta që kanë falsifikuar dokumente, në funksion të mbulimit të pasurive të paligjshme.