Shkëlqim Ganaj, kryetari i ILDKP-së- zyrtari korrekt që heton pasuritë

Shkëlqim Ganaj, kryetari i Inspektoratit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, është një jurist 45 vjeçar me një eksperiencë mbi 22 vjeçare në administratën e shtetit, kryesisht në sistemin e drejtësisë.

I lindur më 10 maj të vitit 1970, kreu i ri i ILDKP-së nuk është një i “huaj” për këtë institucion pasi ka punuar prej vitit 2004. CV-ja profesionale e Shkëlqim Ganajt është mjaft e pasur, ai e ka nisur karrierën si gjyqtar i Gjykatës së Elbasanit sapo ka përfunduar studimet në Fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Është diplomuar në vitin 1992 dhe në 1993 emërohet gjyqtar në Elbasan.

Pas një përvojë të shkurtër në gjykatë, emërohet po në vitin 1993 në Prokurorinë e Elbasanit në pozicionin e hetuesit. Dy vjet më pas, emërohet prokuror në organin e akuzës së rrethit të Elbasanit, ku punon deri në vitin 1995. Në këtë vit, Shkëlqim Ganaj transferohet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në detyrën e Prokurorit, post që e mban deri në vitin 2003.

Në korrik të vitit 2003, z.Ganaj emërohet përgjegjës sektori i në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Tiranës, ku punon për mbi një vit. Në maj të viti 2004 emërohet në institucionin e sapo krijuar, Inspektoratin e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive(ILDKP), post që e ka mbajtur deri më sot. Një vit më parë, më 2013, Presidenti i Republikës, propozon Shkëlqim Ganajn dhe Zana Xhukën si kandidatura për kreun e ILDKP-së që do të duhej të votoheshin nga Kuvendi.

Por, në seancën e 21 janarit 2013 maxhoranca e atëhershme, e përfaqësuar nga Partia Demokratike, hodhi për votim vetëm kandidaturën e znj. Xhuka, duke e zgjedhur atë në krye të këtij institucioni.

Kuvendi i votuar me shumicë nga e majta inicioi nismën për shkarkimin nga detyra të znj. Xhuka, ku ndër të tjera argumentoi se zgjedhja e saj nga parlamenti ishte bërë në mënyrë të paligjshme. Parlamenti miratoi shkarkimin e Zana Xhukës, ndërkohë me 75 vota pro vendosi emërimin e Shkëlqim Ganajt në postin e kreut të ILDKP-së.

Ky është Shkelqim Ganaj që mbetet deri me sot zyrtari më korrekt me ligjin dhe që punon për ndëshkimin e çdo zyrtari që shkel ligjin.

Ganaj prej disa muajsh e ka shtuar dozën e tij të punës në hetimin e zyrtarëve të lartë. Ai ka hartuar edhe një listë me emra prokurorësh e gjyqtarësh të cilët janë akuzuar për vënie pasurie të pajustifikuar nga paga e tyre e punës apo e të ardhurave të ligjshme. Duket se lista do të jetë gati në kohën kur drafti i Reformës në Drejtësi të hyjë në fuqi pas miratimit në Parlament.  Mësohet se nga burime të konfirmuara se prokurorët e vendit janë thirrur me radhë në zyrat e ILDKPsë ku janë marrë në pyetje në lidhje me pasuritë që disponojnë në emrin e tyre. Sipas rendit alfabetik në listën emërore të prokurorëve, ata janë thirrur në zyrat e ILDKP-së njëri pas tjetrit. Gjatë seancave të marrjes në pyetje në Inspektoriat, prokurorëve u është thënë se bëhet fjalë për një proces verifikimi paraprak. Burime të medias kanë thënë se nga ky verifikim nuk bën përjashtim asnjë prokuror. Pra, bëhet fjalë për një proces verifikimi mbi pasuritë e gjithë trupës së prokurorëve emër për emër. Ka patur ndërhyrje nga politika porse Shkelqim Ganaj i ka refuzuar në mënyrë të prerë.

Thirren prokurorët për pasuritë e tyre

Në ndryshim nga procedurat e zakonshme të më parshme, kur pas kontrollit formal të deklaratave të pasurisë ILDKPja përzgjedh me short emrat e zyrtarëve për kontroll të thelluar, në rastin e prokurorëve është vepruar ndryshe. Me synimin për të pasur një pasqyrë të qartë të situatës, bazuar edhe në informacionet mediatike, duket se ILDKP-ja ka vendosur verifikim total për pasuritë e prokurorëve. Banesa, makina, troje, llogari bankare, aktivitete në biznes e gjithçka tjetër që përbën pasuri, është verifikuar nga ILDKP-ja nëse ka qenë në emër të prokurorëve. Atyre u janë kërkuar fatura apo dokumente justifikuese në lidhje me pasuritë që janë gjetur në emër të tyre. Procesi i thirrjes së prokurorëve për të dhënë sqarime në lidhje me pasuritë që disponojnë është duke vazhduar, pasi lista emërore nuk ka përfunduar ende. Megjithëse procedura është masive dhe e pandeshur më parë, prokurorët thonë se seancat e pyetjeve në Inspektoriat kanë qenë përgjithësisht korrekte dhe profesionale.

Ganaj bën gati për shkarkim listën e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Besohet se në fund të kontrollit administrativ që po kryen ILDKP-ja në lidhje me pasurinë e prokurorëve, do të ketë një listë me emrat problematikë. Në këtë listë do të zënë vend ata punonjës të akuzës që kanë pasuri të pajustifikuara me të ardhurat e tyre të ligjshme. Pikërisht emrat e kësaj liste duket se do të jenë të parët që do të largohen nga sistemi me hyrjen në fuqi të Reformës në Drejtësim, e cila është ende në fazën e diskutimit dhe të draftimit. Gjatë viteve të fundit, Inspektoriati i Kontrollit e Deklarimit të Pasurisë ka paditur disa gjyqtarë dhe prokurorë me akuzën për probleme me pasurinë.

Shkelqim Ganaj ka një listë tashmë të dyshuar për pasuri të paligjshme nga gjyqtarë e prokurorë. Mësohet se disa emra gjyqtarësh e prokurorësh janë emra të njohur, por Ganaj po i saktëson ,duke i hetuar e në fund, dhe do t’ia paraqesë organeve të reja ligjzbatuese për drejtësinë, pas miratimit të reformës në drejtësi.

 

SHKARKO APP