Shkëlqim Hajdari: Kjo që kërkon Basha për Vetting të politikanëve nga SPAK duket si lojë politike

Kërkesa e sotme e PD-së për të kërkuar Vetting te politikanët me anë të SPAK-ut u debatua sonte në Open te TCH, ku ishin ish-prokurori i njohur Shkëlqim Hajdari, Dashamir Shehu deputet, analisti Dritan Hila dhe anëtari i Kryesisë së PD, Fitim Zekshi.

Ndërkohë Shkëlqim Hajdari tha se kjo duket si lojë politike e momentit nga PD pasi SPAK-u nuk mund të bëjë Vetting se “iks politikan bën, kurse ypsilon politikan jo dhe e po e marr unë”, sepse SPAK-u është organ kushtetues hetimi dhe penal. SPAK nuk mund të kthehet në organ administrativ, sepse ai të heton, arreston.

Ndërkohë PD-ja insiston se duhet SPAK. Por specialistët theksuan se duhet patjetër seleksionimi i politikanëve se kush është i korruptuar apo ka vënë pasurinë në mënyrë jo në mënyrë ligjore, por në një mënyrë tjetër e jo kështu me populizëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me sa duket loja e PD-së lidhet me hallet e brendshme që kanë lindur mes Bashës dhe Berishës për të spostuar vëmendjen e publikut nga përplasjet e thella në selinë blu.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?