Shkëlqim Hajdari mirëpret nënprefekten e re Sara Demrozi: Suksese në detyrën e re!
Prefekti i qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se ka mirëpritur Sara Demrozin, nënprefekten e re që do të mbulojë zonat e Kavajës, Rrogozhinës dhe Vorës.
Në mesazhin e tij, Hajdari i ka uruar Demrozit suksese në detyrën e re, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe përgjegjshmërisë në shërbim të qytetarëve.
“Sot mirëpritëm Sara Demrozin, Nënprefekten e re për Kavajën, Rrogozhinën dhe Vorën. I urojmë shumë suksese në detyrën e re! Me bashkëpunim, përkushtim dhe përgjegjshmëri do të vijojmë punën në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të Qarkut Tiranë”, shkruan Hajdari.
Emërimi i Sara Demrozit në këtë detyrë shënon nisjen e një angazhimi të ri institucional, ndërsa pritet që bashkëpunimi mes strukturave vendore të vijojë me fokus te problematikat dhe nevojat e komuniteteve të Kavajës, Rrogozhinës dhe Vorës.


KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?
Results
Vota totale: 4761

