Shkëmbi bie mbi makinë/ U merr jetën dy vellëzërve dhe nuses së njërit djalë

Gjithë Lezha është tronditur sot nga një aksident i rëndë që ndodhi në Torovicë, ku një masiv shkëmbor ra mbi një makinë në lëvizje në rrugën e Torovicës, me të cilën udhëtonte një familje e tërë.

Dy vëllezërit Edmond dhe Valentin Zefi humbën jetën dhe bashkëshortja e njërit prej tyre, Alda, e cila ishte shtatzënë.

Njoftimi i policisë:

Me datë 07.10.2017, në rrugën Torovicë – Malecaj në Lezhë , një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali duke rënë mbi një mjet tip fuoristradë Land Rover me targë AA 322 CV.

Deri në këto momente , janë identifikuar 3 viktima të cilët ndodheshin brenda në mjet pasi gjysma e mjetit është e shtypur dhe mbuluar nga masivi shkëmbor.

Shërbimet policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , zjarrfikëset dhe ambulancën ndodhen në vendngjarje për veprime të mëtejshme.

Në foto: Shkëmbi që ka rënë nga mali mbi makinën e familjes Zefi e ku më pas ka përfunduar në arë

Në foto: Makina e goditur nga shkëmbi

 

SHKARKO APP