Shkrimi nga ”Financial Times”, Rama: Kartolina më e sinqertë nga Shqipëria për publikun britanik

Shqipëria është si kurrë më parë në mediat më prestigjoze, si reklama më e mirë për këtë sezon veror të vizitohet nga turistët britanikë.

”Financial Times” i ofron publikut britanik kartolinën më të sinqertë nga Shqipëria. Kryeministri Edi Rama e cilësoi shkrimin e Martin Fletcher për ”Financial Times”, një udhëtim të jashtëzakonshëm i përjetuar me anë të ecjes nëpër shtigje e fshatra të thellë.

“Udhëtimi i jashtëzakonshëm i “Financial Times” drejt Shqipërisë duke e përjetuar atë me anë ecjes nëpër shtigje, fshatrave të thellë e shtëpive me gurë, ku të zotët hapin odat, qilaret e zemrat për t’i pritur e përcjellë udhëtarët që kalojnë në ato anë, pa harruar të prekë magjinë e Gjirokastrës, “qytetit me rrugë aq të pjerrëta sa mund ta varësh kapelën në majën e një minareje”, siç e përshkruan përmes fjalëve të Kadaresë, duke u ofruar publikut britanik kartolinën tonë më të sinqertë për ta”, shkruan Rama.

Udhëtimi i Martin Fletcher nis nga Apolonia në Fier, për të vijuar nëpër fshatra të thellë përgjatë luginës së Vjosës, e më pas drejt luginës së Zagorisë, kanionit të Langaricës, Gjirokastrës e Tiranës.

SHKARKO APP