Shkullaku: Nëse protesta e 13 majit ka dhunë, nuk është fundi i botës!

Armand Shkullaku, ashtu sikurse Andi Bushati, ka mendim të pavarur dhe larg interesave të pushtetit. Gazetari Armand Shkullaku mendon se protesta e 13 majit që do të organizohet nga opozita mund të ketë edhe dhunë. Por për gazetarin e njohur, kjo dhunë nuk do të ishte fundi i botës.

Në fakt sipas atij, kjo mund ti shërbejë edhe demokracisë. Deklarata Shkullaku i bëri mbrëmjen e sotme në “Opinion”.

“Nuk do të jetë fundi i botës nëse protesta e 13 majit do të ishte e dhunshme. Kemi parë protesta të dhunshme. Ja ku i kemi në greqinë pranë, ku u thyen dyqane, banka etj.

Protesta në vetvete nuk e ka dhunën të thyerja e xhamave, por një protestë është e dhunshme kur nisesh për diçka që nuk ka lidhje me qëllim të caktuar.

Nëse protesta e 13 majit do të jetë e dhunshme, do të thyhen ca xhama, kjo nuk do të thotë se vendi ynë nuk është demokratik, përkundrazi. Pastaj do të shohim si do të sillet policia, për të bërë dallimin e një shteti demokratik”, u shpreh gazetari Armand Shkullaku.

Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do lejohet të ketë votime pa opozitën me 18 qershor. Duket se plani që ishte për në Kavajë do zbatohet në Tiranë te kryeministria. Informacionet janë paksa me të rezervuara për planin e opozitës ditën e shtunë, por në PD ka siguri që Edi Rama do rrëzohet pas kësaj proteste.

SHKARKO APP