Shoqatat austriake: Jemi të irrituar nga shembja e Teatrit. Kemi ndihmuar kulturën në Shqipëri, por ju nuk respektoni vlerat
Shoqata kulturore Austri-Shqipëri ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar nga qeveria “Rama”. Kreu i kësaj shoqate, ish-ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Arno Riedel, në një letër dërguar ministres së Kulturës, Elva Margariti shprehet se shembja e Teatrit ishte një akt i trishtueshëm.
Ish-ambasadori sjellë në vëmendje ndihmat dhe kontributin financiar që kjo shoqatë ka dhënë në vite për kulturën në Shqipëri.
“Është e trishtueshme të shihet se si qeveria përdori forcën e policisë për të ekzekutuar prishjen e Teatrit Kombëtar. E gjithë kjo në mëngjes, në orën 4.30 gjatë një bllokimi të rreptë për shkak të virusit Corona. Ky akt nuk është i përshtatshme për të ngritur besimin e qeverisë dhe ky veprim nuk tregon ndonjë respekt për shoqërinë civile në Shqipëri.
Për ndërtesën historike të Teatrit Kombëtar është tepër vonë, humbi. Shoqata Austriake Shqiptare pendohet për këtë. Por unë mund t’ju siguroj se ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Shqipërinë në çështjet kulturore. Sidoqoftë, ne në Austri – si njerëz në shumë vende të tjera – jemi të irrituar nga fakti se shqiptarët duket se nuk janë të gatshëm / të paaftë për të zgjidhur problemet në mënyrë të dialogut dhe kompromisit”,- thuhet në letrën e shoqatës Austri-Shqipëri.