Shorti zgjodhi emrat e Kupolës së re të Drejtësisë/ Votimi në transmetim live

Dalin emrat e parë nga shorti që po hidhet në Kryesinë e Kuvendit për zgjedhjen  e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, institucionit të ri që u krijua nga reforma në drejtësi.

Nga Gjykata Kushtetuese u zgjodhën 2 anëtarë të përhershëm dhe 1 zëvendësues.

Kandidatët që u futën në short qenë:

Nga goglat u përzgjodhën: Besnik Imeraj dhe Vladimir Kristo si anëtarë të përhershëm dhe Altina Xhoxhaj si anëtare zëvendësuese.

Nga Gjykata e Lartë u zgjodh një anëtar i përhershëm dhe një anëtar zëvendësues.

Kandidatët që u futën në short qenë:

Arjana Fullani

Andi Çeliku

Aleksandër Keskaj

Besnik Zenelaj

Edmond Ristanaj

Mirela Thana

Mehdi Bici

Shkëlzen Selimi

Artan Zaimi

Admir Thanzaj

Pal Ndrecaj

Artan Broci

Ardian Dvorani

Pas hedhjes së goglave, dolën këta dy emrat:

Mirela Thana, anëtar i përhershëm

Artan Zeneli, anëtar zëvendësues.

Nga Prokuroria nuk u hodh short, sepse ishte vetëm një kandidat, Rovena Gashin.

Nga Gjykata e Apelit zgjidhen me short: Gentian Trenova dhe Fationa Memçaj

Nga Gjykata Administrative qenë 13 kandidatë,  u përzgjodh vetëm një. Nga goglat rezultoi emri i Kastriot Selitës.

I pranishëm  ne hedhjen e shortit është dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe përfaqësues të disa institucioneve.

Katër institucionet Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë dorëzuar 52 propozimet e tyre, mes të cilëve u  përzgjodhen 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Anëtarët e zgjedhur të Këshillit për Emërimit në Drejtësi do të ushtrojnë funksionin e tyre pasi t’i nënshtrohen proçesit të vettingut.

Të pranishëm në hedhjen e shortit ishte dhe Avokati i Popullit Igli Totozani si dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Emrat e 52 kandidatëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

Janë plot 52 kandidatët që kanë shprehur vullnetin e tyre për të qënë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Zyra e Kuvendit bën të ditur se katër institucione, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë dorëzuar propozimet e tyre.

Përzgjedhja e anëtarëve me short është bërë nga listat që i janë përcjellë Kuvendit të Shqipërisë nga institucionet përkatëse, në zbatim të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Në listë janë emrat e gjyqtareve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët sipas nenit 221 të këtij ligji, plotësojnë kriteret për të qenë anëtare të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Anëtarët janë: Bashkim Dedja, Vladimir Kristo, Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Fatos Lulo dhe Besnik Imeraj.

Ndërkohë gjyqtarëve Gjykatës së Lartë të cilët plotësojnë kriteret për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, janë 13 emrat e: Arjana Fullanit, Andi Çelikut, Aleksandër Muskajt, Guxim Zenelajt, Edmond Islamajt, Mirela Fanit, Medi Bicit, Shkëlzen Selimit, Artan Zenelit, Admir Thanzës, Tom Ndrecës, Artan Brocit dhe Ardian Dvoranit.

Gjykata Kushtetuese në përgjigjen e saj deklaron se kriterët për të qënë pjesë e këtij institucioni të ri të Drejtësisë i plotësojnë 8 anëtarët e saj. Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme ka propozuar prokurorët: Rovena Gashi, Gentian Trenova dhe Fatjona Memçaj.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Ndërkaq Këshilli i Lartë i Drejtësisë i ka përcjellë Kuvendit të Shqipërisë gjithsej 28 emra gjyqtarësh, si kandidatë për KED-në, duke argumentuar se të gjithë gjyqtarët e gjykatave të Apelit dhe të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, plotësojnë kushtet e parashikuara.

  1. Andi Civici, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
  2. Artur Kalaja, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
  3. Elbana Lluri, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
  4. Ervin Metalla, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
  5. Fatri Islamaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
  6. Desart Avdulaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
  7. Enton Dhimitri, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Gjirokaster.
  8. Olsi Xhavella, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Korçë.
  9. Aleks Nikolli, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.
  10. Alma Licaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.
  11. Brikena Ukperaj Lubonja, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.
  12. Klodiana Gjyzari, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.
  13. Margarita Buhali, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.
  14. Albana Boksi, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.
  15. Gurali Brahimllari, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.
  16. Altina Nasufi, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
  17. Amarildo Laçi, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
  18. Rilinda Selimi, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
  19. Bernina Kondi, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
  20. Blerona Hasa, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
  21. Fjoralba Prifti, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
  22. Kastriot Selita, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
  23. Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
  24. Elda Vrioni, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
  25. Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
  26. Gentiana Muçaj, gjyqtare pranë Gjykates Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
  27. Nafije Curri Hasko, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
  28. Klodiana Veizi Mema, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

SHKARKO APP